E enjte, 10 shtator 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË TURQISË, SHKËLQESINË E TIJ ARSLAN HAKAN OKÇAL


Në takimin, që u mbajt me rastin e donacionit të librave nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë për bibliotekën e Kuvendit, edhe një herë u konfirmuan marrëdhëniet miqësore të ngritura në shkallë të lartë ndërmjet dy shteteve.
Turqia çdoherë ka treguar se është mik i vërtetë i Republikës së Maqedonisë edhe ne këtë e çmojmë shumë lart, theksoi Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski.
Duke rikujtuar në vizitën e Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, z. Toptan, Kryetari Veljanoski veçanërisht e theksoi bashkëpunimin parlamentar i cili zhvillohet në dy nivele, ndërsa gjithashtu në marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale rol dhe vend të veçantë te ne ka edhe bashkësia etnike turke.
Ambasadori i Turqisë, z. Okçal, duke e falënderuar për pritjen, theksoi se Turqia dhe në të ardhmen do t’i zhvillojë marrëdhëniet miqësore me Maqedoninë, në të cilën sheh partner dhe subjekt të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit. Turqia plotësisht i përkrah integrimet euroatlantike të Maqedonisë, meqenëse kjo është në interes të Turqisë, por edhe më gjerë.