E enjte, 3 shtator, 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SOCILAISTE TË VIETNAMIT, SHKËLQESINË E TIJ TRAN VAN TIN


Në takim Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski, shprehu vullnetin që në të ardhmen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të shënojnë përforcimin e relacioneve të ndërsjella ekonomike dhe politike. Besoj se interes për këtë ka nga të dy palët. Në këtë kuadër Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i përgatitur të kontribuojë në përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë parlamentar.
Ambasadori i sapoemëruar, shkëlqesia e tij Tran Van Tin shprehu kënaqësinë e tij nga qëndrimi i parë i tij në Republikën e Maqedonisë dhe u zotua se do të kontribuojë në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Ambasadori gjithashtu u pajtua që së bashku duhet të punojnë edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe në emër të Kryetarit të Parlamentit të Vietnamit i bëri ftesë Kryetarit Veljanoski që ta vizitojë Vietnamin.