E mërkurë, 25 shtator 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME LORD SPIKEREN E DHOMËS SË LARTË TË PARLAMENTIT TË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS VERIORE, BARONESHA D'SOUZA

Kryetari Veljanoski potencoi se takimi i sotëm është një vërtetim për marrëdhëniet miqësore të cilat Republika e Maqedonisë i ndërton me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, si dhe vërtetim për gatishmërinë e të dyja palëve për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë dhe shprehu kënaqësi për mundësinë për të kontribuar bashkë në avancimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve, marrëdhënie të cilat tradicionalisht janë të mira dhe shënojnë zhvillim të vazhdueshëm.
Lexo më shumë
E martë, 10 shtator 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E POLONISË, Z. BRONISLLAV KOMOROVSKI

Në takimin, kryetari Veljanoski shprehu falënderim dhe kënaqësi për përkrahjen e vazhdueshme të Polonisë ndaj Maqedonisë. Lidhur me procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, z. Veljanoski theksoi se kohërat e stuhishme në Ballkan tashmë kanë kaluar dhe qytetarët e rajonit janë të fokusuar në ardhmërinë dhe perspektivën evropiane. Gjatë bisedimeve, kryetari Veljanoski, gjithashtu, potencoi se integrimi i gjithë rajonit do të jetë faktor i rëndësishëm për stabilizimin e Evropës, duke nënvizuar se Republika e Maqedonisë i realizon të gjitha reformat e nevojshme, edhe përmes dhomës legjislativë dhe në tërësi.
Lexo më shumë
E enjte, 5 shtator 2013
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. IVO JOSIPOVIQ

Në fillim të takimit të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë nuk ka çështje të hapura, ndërsa marrëdhëniet bilaterale në të gjitha sferat në periudhën e kaluar janë në rritje të vazhdueshme. Në takimin, kryetari Veljanoski theksoi se me pranimin e Kroacisë, Republika e Maqedonisë fitoi edhe një mik në familjen evropiane, dhe njëkohësisht përkujtoi se integrimet euroatlantike ishin përcaktim dhe konstant e të dyja shteteve. Kryetari Veljanoski plotësoi se të dyja shtetet bashkë e kaluan këtë rrugë, por për shkaqe të njohura, Republika e Maqedonisë u bllokua nga fqinji ynë jugor.
Lexo më shumë
E mërkurë, 4 shtator 2013
KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME SPIKERIN E SENATIT TË KANADASË, Z. NOEL KINSELA

Ai potencoi se kjo vizitë vërteton marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë, të cilat gjithsesi edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të shënojnë progres. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim edhe për formimin e Grupit parlamentar kanadez-maqedonas për bashkëpunim në kuadër të Parlamentit të Kanadasë, në mars të këtij viti. Me formimin e këtij grupi përmes kontakteve dhe takimeve të drejtpërdrejta me Grupin parlamentar maqedonas për bashkëpunim do të mundësohet shfrytëzimi më i lehtë i kapaciteteve që i ofron diplomacia parlamentare, ndërsa të cilat do të kontribuojnë për zhvillimin e plotë të marrëdhënieve të ndërsjella. Kryetari Veljanoski në takimin shprehu falënderim për pranimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga ana e Kanadasë në komunikimin bilateral.
Lexo më shumë