E premte, 4 shtator 2009, ora 11,00, Salla “Boris Trajkovski”
DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR MARËDHËNIE PUNE
Këshilli nacional për eurointegrime vazhdon me organizimin e debateve publike, për ligjet për të cilat është i domosdoshëm debat më i gjerë, i cili do të mundësojë nxjerrjen e ligjeve kualitative dhe përgatitjen kualitative për pranimin e obligimeve, nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.
Për këtë qëllim, Këshilli nacional për eurointegrime organizon Debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune.
Debati publik do të mbahet më 4 shtator (e premte) 2009, në sallën “Boris Trajkovski” me fillim në ora 11.
Debati i publik do të jetë i hapur për mediumet.