E premte, 25 shtator 2009, ora 11:00, Salla 4
KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për hyrje në borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës sipas marrëveshjes kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për strehimin e grupeve të cenueshme sociale (leximi i parë);
2. Propozim-ligj për hyrje në borxh të Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Kreditore për Zhvillim-KFB sipas marrëveshjes për hua për projektin “Ujitjen e luginës jugore të lumit Vardar-faza II’’ (leximi i parë);
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (leximi i parë);
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor (leximi i parë);
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi i parë);
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë (leximi i parë);