E martë, 29 shtator 2009, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E SHTATËDHJETEKATËRT E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
(i filluar më 28.9.2009) ( vazhdimi i parë)
Propozim i rendit të ditës:
...
4. Propozim-ligj për hyrje në borxh të Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Kreditore për Zhvillim-KFB sipas marrëveshjes për hua për projektin “Ujitjen e luginës jugore të lumit Vardar-faza II’’ (leximi i parë);
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (leximi i parë);
6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor (leximi i parë);
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi i parë);
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë (leximi i parë);
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronësi dhe të drejta të tjera reale (leximi i parë);
10. Propozim i plotësuar i strategjisë për zhvillimin regjional të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009-2019 (leximi i tretë);
11. Propozim-vendim për dhënie pëlqim Programit vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e tregut të shërbimeve hekurudhore të Republikës së Maqedonisë për periudhën korrik-dhjetor 2009;
12. Propozim-vendim për dhënie pëlqim Planit financiar vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e tregut të shërbimeve hekurudhore të Republikës së Maqedonisë për periudhën korrik-dhjetor 2009;
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji (leximi i dytë);
2. Propozim-ligjin për akreditim (leximi i dytë);
3. Propozimin e plotësuar të Ligjit për Bazën e të dhënave nacionale kriminalistike- zbuluese (leximi i dytë);
4. Kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 226-b paragrafit 1 të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, parashtruar nga deputeti Petar Pop Arsov.