E mërkurë, 30 shtator 2009, ora 11:00, Salla 4
TAKIM PUNE I GRUPIT PARLAMENTAR TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS KROATE
Deputetja Bllagorodna Duliq, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Kroate, do të mbajë takim pune me grupin e deputetëve.
Në takim janë ftuar të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Millosheski (ose përfaqësues nga MPJ), E.T. ambasadori i Republikës Kroate në Republikën e Maqedonisë, z. Ivan Kujunxhiq dhe kryetari i Komunitetit Kroat në Republikën e Maqedonisë, z-nj. Snezhana Trojaçanec (me anëtarë të BKM).
Takimi do të mbahet më 30 shtator, në orën 11:00, në Sallën 4 dhe do të jetë i hapur për mediumet.