E mërkurë, 12 shtator 2012, ora 10:00, Salla "Boris Trajkovski"
DISKUTIM PUBLIK I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR POLICI
Qëllimi i diskutimit publik është të sigurohet debat më i gjerë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici, e në drejtim të miratimit të ligjit kualitativ dhe përgatitjes kualitative për pranimin e detyrimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.
Këshilli Nacional për Eurointegrime i thërret subjektet dhe ekspertët e interesuar nga sfera përkatëse, të marrin pjesë në mënyrë aktive në debat me qëllim të përmirësimit të tekstit të Propozim-ligjit.
Fletëparaqitja për pjesëmarrje në diskutimin publik të dërgohet në Këshillin Nacional për Eurointegrime, së më voni deri më 12 shtator 2012, deri në ora 10:00, në e-mail: nsei@sobranie.mk, apo në tel: 311 22 55, lokali 289 apo 218.
Diskutimi publik është i hapur për medie.