Njoftimet



E hënë, 10 shtator 2012, ora 11:00, Salla1 

SEANCA E KATËRDHJETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-vendim për shpallje të konkursit publik për zgjedhje të një anëtari të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së të Miturve, i parashtruar nga deputeti Ilija Dimovski;

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Shtetit të Kuvajtit për shmangie të tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhura dhe kapitalit;  

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për barazim të borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Maqedonisë lidhur me barazimin e shumave të llogarive në kornizat e këmbimit të mallit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë; 

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldovës për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore;

5. Propozim-llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011;

6. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor - leximi II;

7. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme - leximi II;

8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë, me procedurë të shkurtuar;

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Filmik të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtuar;

11. Propozim-ligj për lëndë të para minerale - leximi I;

12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete - leximi I;

13. Propozim-ligj për Entin Gjeologjik të Republikës së Maqedonisë - leximi I;

14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike - leximi I;

15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinare - leximi I;

16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa komunale - leximi I;

17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë - leximi I;

18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici - leximi I;

19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje të godinave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë - leximi I;

20. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për arsim të lartë - leximi I;

21. Propozim-ligj për të drejta të posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Sillvana Boneva, Ilija Kitanoski, Aleksandar Spasenovski, Svetllana Jakimovska, Vlladimir Gjorçev, Antonijo Milloshoski, Aleksandar Nikolloski, Kosana Nikoliq Mazneva, Ilija Dimovski, Bllagorodna Duliq, Vele Georgjievski, Nadica Tançeva Tulieva, Nada Stançevska, Ane Llashkoska, Beti Kuzmanovska, Vasko Pashovski, Vanço Apostollov, Vesna Pemova, Dimitar Stevananxhija, Dragan Cuklev, Gjorgji Koxhabashiev, Liljana Zaturoska, Liljana Kuzmanovska, Dragan Nasteski, Mile Paçemski, Suzana Anova, Nada Cipusheva, Pavle Sazdov, Romeo Trenov, Risto Mançev, Millorad Dodevski, Mihaillo Xhollonga, Svetllana Karapetrova, Sllave Goshev, Stefçe Tërpkovski, Vasko Micevski, Harallampie Shokarovski, Cena Matevska Duza, Jordan Paçkov, Trajço Dimkov, Elena Pavllova, Dime Maxhovski, Vasill Pishev, Toni Trajanovski, Darko Dimitrieski dhe Borisllav Stojmenov;

22. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Radmilla Shekerinska, Gordan Georgiev, Natasha Savova, Igor Ivanovski, Tanja Tomiq, Ana Pavllovska Daneva, Oliver Spasovski, Goran Minçev, Bllagoja Stojanovski, Samka Ibraimoski, Dragisha Miletiq, Marjanço Nikollov, Marinella Tusheva, Emilijan Stankoviq, Billjana Kazanxhiska, Mile Andonov, Gollupço Angellov, Stanka Anastasova, Andrej Petrov, Pançe Orcev, Goran Sugareski, Cvetanka Ivanova, Save Maraçkov, Svetllana Mazgalloska Vuçetiq, Borçe Stavrov, Jani Makraduli, Vesna Bendevska, Mitre Velljanoski, Erdogan Saraç, Divna Jofkovska Eftimoska, Mende Dinevski, Stojko Paunovski, Tito Petkovski, Ivon Veliçkovski, Goran Misovski, Sonja Mirakovska, Nikollçe Acevski, Rejhan Durmishi, Fijat Canoski, Lençe Nikollovska, Mevmed Xhemajlloski dhe Safet Bishevac.                  
 

Click