E hënë, 3 shtator 2012, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E TRIDHJETESHTATË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
(e filluar më 23.7.2012) (vazhdim i nëntë)
Rendi i ditës:
...
38. Raport vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror për Revizion në vitin 2011;
39. Ndryshim dhe plotësim i Programit Vjetor për punën e Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2012;
40. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi të Vendimit Statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Agjencisë për Komunikime Elektronike;
...
42. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 23 të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, e parashtruar nga kryetari i komunës së Novo Sellës;
43. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik dispozitave të veçanta të Ligjit për ndërtim, e parashtruar nga Këshilli i komunës së Dellçevës;
44. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 25 pika 9 të Ligjit për tatime mbi pronë, e parashtruar nga kryetari i komunës së Gostivarit.