E enjte, 5 shtator 2013
DEBAT PUBLIK ME TEMË: "SHFRYTËZIMI I FONDEVE NGA INSTRUMENTI PËR NDIHMË PARAADERUESE - IPA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË" - KOMPONENTI IPA I - NDIHMË NË PERIUDHËN E TRANZICIONIT DHE NDËRTIMIT TË INSTITUCIONEVE
Vazhdimi i parë i mbledhjes se 42-të të Komisionit për Çështje Evropiane, kushtuar debatit mbikëqyrës me temë do te mbahet me 11 shtator 2013, me fillim nga ora 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Qellimi i debatit mbikëqyrës është të përcaktohet efikasiteti i shfrytëzimit të deritanishëm i mjeteve nga fondet paraaderuese në Republikën e Maqedonisë (IPA), ndikimi i tyre, si dhe të vlerësohen kapacitetet absorbuese të Republikës së Maqedonisë, në vigjilje të fillimit të kornizës së re për shfrytëzimin e këtij instrumenti në periudhën 2014-2016.
Ne debatin mbikëqyrës do të ftohen edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për Çështje Evropiane, anëtarët e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe pjesëmarrës dhe mysafirë tjerë.
Deklaratat e dëshmitarëve do të kufizohen në 5 minuta, anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane do të parashtrojnë pyetje në kohëzgjatje prej 10 minutash, dhe bashkë me përgjigjet e dëshmitarëve do të kufizohen në 15 minuta.
Nëse dëshmitari momentalisht nuk disponon me informatat e nevojshme për t'iu përgjigjur pyetjes, komisioni mund të kërkojë të parashtrohen në formë me shkrim.
Per informata plotësuese, kontaktoni personat Liljana Petreska (+389 071 330-747) dhe Risto Ilievski (+389 072 204-879), të punësuar në Komisionin për Çështje Evropiane dhe në telefonin fiks: +389 2 3182-338 ose në email kep@sobranie.mk.