Njoftimet



E premte, 3 shtator 2010, Ora 10:00 - Salla „Boris Trajkovski“

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDIHMËN SHTETËRORE DHE PROPOZIM-LIGJIN PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS-KËSHILLI NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Qëllimi i debatit publik është që të sigurohet debat më i gjerë për Propozim-ligjin për ndihmën shtetërore dhe Propozim-ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, ndërsa në drejtim të miratimit të ligjit kualitativ dhe përgatitjes kualitative për pranimin e obligimeve nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.

Këshilli Nacional për Eurointegrime i fton subjektet dhe ekspertët e interesuar nga sfera e ndihmës shtetërore dhe mbrojtjes së konkurrencës të marrin pjesë aktive në debat me qëllim të përmirësimit të teksteve të propozim-ligjeve.

Fletëparaqitja për pjesëmarrje në debatin publik të dorëzohet në Këshillin Nacional për Eurointegrime, më së voni deri më 2 shtator (e enjte) 2010, në e-mail: nsei@sobranie.mk

Debati publik është i hapur për mediume.

Click