E mërkurë, 15 shtator 2010, Ora 12:00, Salla 1
SEANCA NR. 119 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
(e filluar më 13. 9. 2010)(vazhdimi i dytë)
Rendi i ditës:
...
18. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike-leximi II;
19. Propozim-ligj për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për përmirësimin e vijës hekurudhore të Korridorit 10 - leximi II;
20. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune - leximi II;
21. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional vullnetar me financim kapital - leximi II;
22. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotropike - leximi II;
23. Raport vjetor për punën e Agjencisë për supervizionin e sigurimit në vitin 2009;
24. Raport financiar i Agjencisë për supervizionin e sigurimit për vitin 2009;
25. Raport vjetor për gjendjen dhe zhvillimet e tregut të sigurimeve në Republikën e Maqedonisë në vitin 2009;
26. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 12 paragrafi 3 nga Ligji për veprimtarinë hotelierike, e parashtruar nga kryetari i Këshillit të Komunës së Prilepit;
27. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 8 paragrafi 2 nga Ligji për tregti, e parashtruar nga kryetari i Këshillit të Komunës së Prilepit.