Njoftimet



E enjte, 6 tetor 2011, ora 11:00, Salla 4

KOMISIONI JURIDIK-LIGJVËNËS

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje - leximi II;

2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë - leximi II;

3. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për marrëveshje për transport në komunikacionin hekurudhor - leximi II;

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie obliguese dhe reale-juridike në komunikacionin ajror - leximi II;

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financim të partive politike - leximi II;

6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për përmbarim - leximi II;

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa gjyqësore - leximi II. 

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese - leximi II, i parashtruar nga deputetët Dragan Cuklev, Pavle Trajanov, Talat Xhaferi, Harallampie Shokarovski, Liljana Kuzmanovska, Mihaillo Xhollonga dhe Xhevat Ademi;

2. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 2 paragrafi (1) pika 5, lidhur me nenin 2 paragrafi (1) pika 9 të Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve, e parashtruar nga deputeti Stojko Paunovski;

3. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 31 paragrafi 2 dhe nenit 77-a paragrafi 6 të Ligjit për përmbarim, e parashtruar nga deputetja Cvetanka Ivanova;

4. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 20 paragrafi 3 të Ligjit për objekte të ndërtuara pa leje ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 23/2011 dhe 54/2011), e parashtruar nga kryetari i komunës së Kisella Vodës, Marjan Gjorçev;    

5. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 31 paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për qasje të lirë te informata me karakter publik dhe nenit 17 paragrafi 1, nenit 35 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qasje të lirë te informata me karakter publik, e parashtruar nga deputeti Mihaillo Xhollonga. 

Click