E premte, më 09 tetor 2009
MBLEDHJA E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME ME Z. ROLF MAFAEL DREJTOR DHE I AUTORIZUAR PËR ÇËSHTJE PARIMORE PËR ZGJERIMIN E BE-SË NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME TË GJERMANISË
Këshilli Nacional për Eurointegrime realizoi takim me z. Rolf Mafael, drejtor dhe i autorizuar për çështje parimore për zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Në kuadër të delegacionit gjerman mirrnin pjesë z.. Peter Bushman, përfaqësues i Sektorit për Zgjerimin të BE-së - marrëdhënie të BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe zonja Ulrike Knoc, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë.
Në takim morën pjesë kryetarja e Këshillit Radmilla Shekerinska, nënkryetarja Silvana Boneva, anëtarët e Këshillit Nacional për Eurointegrime: Kenan Hasipi, Petar Pop Arsov dhe Flora Kadriu, përfaqësues të Kabinetit të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Sasho Stefkov, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Robert Popovski, përfaqësuesi i Bashkësisë të Njësive të Pushtetit Lokal Zoranqo Aleksov, përfaqësuesi i Aleancës së Odës Ekonomike Mirçe Qekrezi, përfaqësuesi i Konfederatës së Sindikatave të Lira Dojçin Cvetanovski, përfaqësuesi i Komunitetit Islam Skender Buzaku, përfaqësuesi i komunitetit hebraik Zhaklina Muçeva dhe koordinatori i BDI-së Tahir Hani.
Në takimi u potencuan dy gjëra kyçe për vitin 2009, dhe ato janë - për të marrë vendimin përfundimtar mbi liberalizimin e vizave dhe pritja e lajmeve pozitive të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.