E martë, 27 tetor 2009, Zagreb, Kroaci
PJESËMARRJA E DELEGACIONIT MAQEDONAS NË SEMINARIN PARLAMENTAR PËR TREGTI TË LIRË DHE TREGUN E BRENDSHËM RAJONA
Në organizim të përbashkët të Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Republikës së Kroacisë, më 26 dhe 27 tetor 2009, u mbajt seminar parlamentar me temë: "Tregtia e lirë dhe tregu i brendshëm rajonal”, në të cilin morën pjesë deputetë nga parlamentet e Ballkanit Perëndimor, deputetë të Parlamentit Evropian dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.
Delegacionin tonë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e përbënin deputetët: Vanço Kocev nga VMRO-DPMNE-ja, Roza Topuzova Karevska nga PLD-ja, Femi Jonuzi nga BDI-ja dhe Mile Andonov nga LSDM-ja.
Në seminar mbajtën fjalime nënkryetarja e Parlamentit Evropian, d-r Silvana Koç-Mehrin, eurodeputetët Zoran Taler, Bastian Belder dhe Juliu Vinkler, si dhe personalitete tjera eminente.U diskutua për më shumë tema siç janë, marrëdhëniet e Parlamentit Evropian me parlamentet nacionale, klauzola për bashkëpunim rajonal nga Marrëveshja për stabilizim dhe asocim si kusht politik për hyrje në Unionin Evropian, roli i parlamenteve në përforcimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik dhe tregtar, sistemi i rimëkëmbur CEFTA dhe qëllimi i arritjes së tregtisë së lire multilaterale, si dhe për rolin e Këshillit rajonal për bashkëpunim në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe tregtisë.
Në seminar, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, mori pjesë deputeti Vanço Kocev, me temën si i implementon Republika e Maqedonisë angazhimet në sferën e bashkëpunimit rajonal dhe të tregtisë.