E hënë, 19 tetor, 2009
NËNKRYETARJA E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z-NJ. SVETLLANA JAKIMOVSKA E PRITI AMBASADORIN E KUBËS PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË, E.T. Z. HERARDO SUAREZ ALVAREZ
Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-nj. Svetllana Jakimovska e priti sot në vizitë pune ambasadorin e Kubës për Republikën e Maqedonisë, E.T. z. Herardo Suarez Alvarez
Në takim nënkryetarja theksoi se për Republikën e Maqedonisë është me interes që të avancohen marrëdhëniet miqësore me Kubën dhe të intensifikohet bashkëpunimi i përgjithshëm ndërmjet dy vendeve, si në planin dypalësh ashtu edhe në planin shumëpalësh. Bashkëpunimi në planin shumëpalësh, veçanërisht në kuadër të OKB-së është i mirë, kjo konfirmohet nga përkrahja që Republika e Maqedonisë e dha lidhur me miratimin e rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për çështjen e domosdoshmërisë së heqjes së sanksioneve ekonomike të SHBA-së kundër Kubës, deklaroi nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-nj. Svetllana Jakimovska.
Në takim u theksua se ndërmjet Maqedonisë dhe Kubës, ekzistojnë mundësi dhe potenciale të shumta për zhvillimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, e para se gjithash ekonomik. Gjithashtu ekziston interes për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në sferat me interes të përbashkët, siç janë kultura, arsimi dhe mjekësia.
Përveç kontakteve të realizuara në kuadër të mbledhjeve të Unionit Interparlamentar, nuk ekziston bashkëpunim plotësues ndërmjet parlamenteve të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Kubës, dhe prandaj u përshëndet angazhimi i ambasadorit të Kubës për Republikën e Maqedonisë, E.T. z. Herardo Suarez Alvarez për vendosjen e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe formimin e grupeve të miqësisë dhe bashkëpunimit në parlamentet e të dyja vendeve.