E enjte, më 08 tetor 2009
TAKIM I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE ME DELEGACIONIN E KËSHILLIT PËR INTEGRIME EVROPIANE TË KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov dhe anëtarët e komisionit patën takim me delegacionin e Këshillit për Integrime Evropiane të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov e njohu delegacionin me përbërjen dhe punën e komisionit, me çka theksoi se në komision janë të përfaqësuar të gjitha partitë politike dhe koalicionet dhe se komisioni i shqyrton ligjet dhe bën kontroll, se a janë ato plotësisht të harmonizuara me të drejtën evropiane.
Komisioni për Çështje Evropiane mban edhe demokraci parlamentare, e cila është pjesë e saj e pandashme dhe ai bashkëpunun me komisionet për çështje evropiane të vendeve të Bashkimit Evropian, me vendet fqinje dhe mban bashkëpunim rajonal. Gjithashtu, ai i theksoi prioritetet e komisionit: marrjen e liberalizimit të vizave dhe marrjen e datës për bisedime për hyrje në Bashkimin Evropian.
Në takim u bisedua dhe për çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve për të cilat u theksua se duhet vullnet i mirë, tolerancë dhe bashkëpunim i ndërsjellët.
Gjithashtu, në takimin u theksua se duhet bashkëpunimi i ndërsjellët të vazhdoj, të kultivohet dhe të thellohen marrëdhëniet e mira fqinjësore, me qëllim që në një të ardhme të afërt të jemi pjesë e Bashkimit Evropian.