E enjte, më 08 tetor 2009
TAKIM I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME ME DELEGACIONIN E KËSHILLIT PËR INTEGRIME EVROPIANE TË KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË
Nënkryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, znj. Teuta Arifi dhe anëtarët e komisionit patën takim me delegacionin e Këshillit për Integrime Evropiane të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.
Në takim kryetarja i njoftoi mysafirët me anëtarët dhe me punën e komisionit me çka theksoi se janë të nevojshme kontakte më të shpeshta ndërmjet këtyre komisioneve.
Gjithashtu në takim u theksuar se të dy shtetet kanë bashkëpunim ekonomik dhe kulturor dhe se kanë shumë fusha për veprim.
Qasja rajonale nga ana e Bashkimit Evropian është diçka që duhet t’i kushtohet vëmendje, të rritet dialogu politik, u theksua në takim.