E martë, 30 tetor 2012

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË "MBIKËQYRJA MBI NDARJEN E SUBVENCIONEVE BUJQËSORE"

Vazhdimi i dytë i debatit mbikëqyrës do të mbahet më 15 nëntor (e enjte) 2012, me fillim në ora 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, "rruga 11 Tetor" pn. Shkup.



E mërkurë, 24 tetor 2012

KONFERENCA PARLAMENTARE RAJONALE E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me znj.Vlladanka Aviroviq, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike, z.Marjanço Nikollov kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe z.Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, me ftesë të Vestministrit fondacioni për demokraci do të merr pjesë në Konferencën parlamentare rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 



E hënë, 22 tetor 2012

VENDOSJA E KURORËS ME LULE TË FRESKËTA

Me rastin e festës shtetërore 23 Tetor - Dita e luftës revolucionare maqedonase, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të znj.Sillvana Boneva, znj.Vlladanka Aviroq dhe z.Avdija Pepiq, më 23.10.2012 (e martë), në ora 10:30, do të vendosin lule të freskëta në përmendoren e themeluesve të Organizatës së brendshme revolucionare maqedonase, në parkun "Zhena Borec".  



E hënë, 15 tetor 2012

PJESËMARRJA NË KONFERENCËN E 48-TË TË KOSAK

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini, më datën 14-16 tetor 2012, do të merr pjesë në Konferencën e 48-të të komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian - KOSAK, e cila nën kryesinë e BE-së të Republikës së Qipros mbahet në Nikozi



E enjte, 4 tetor 2012

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË CEREMONINË E VARRIMIT TË KRYETARIT TË KUVENDIT TË KROACISË, Z.BORIS SHPREM

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga nënkryetarja znj.Svetllana Jakimovska, në përbërje me: Fijat Canovski, kryetar i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Kroacisë dhe z.Talat Xhaferi, anëtar i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Kroacisë, sot do të jetë prezent në varrimin e kryetarit të Kuvendit të Kroacisë, z.Boris Shprem



E mërkurë, 3 tetor 2012

PJESËMARRJA NË FORUMIN BARAZIA GJINORE - ÇFARË BËJNË NË KËTË DREJTIM PARLAMENTET E BASHKIMIT EVROPIAN

Në organizim të Komisionit për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore dhe Grupit të nivelit të lartë për barazi gjinore në Parlamentin evropian, më 3 tetor 2012 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës mbahet Mbledhje e përbashkët dedikuar "Barazisë gjinore" - çfarë bëjnë në këtë drejtim Parlamentet e Bashkimit Evropian"?

Click