E mërkurë, 24 tetor 2012, ora 14:00, Salla "Boris Trajkovski"
KOMISIONI JURIDIK LIGJVËNËS
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar - leximi I;
2. Propozim-ligj për dërgim të punëtorëve nga Republika e Maqedonisë në vendet tjera për kryerje të punëve ndërtimore përmes marrëveshjeve projektuese dhe për kryerje të punëve tjera sezonale - leximi I;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidenca nga sfera e punës - leximi I.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm - leximi I;
2. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi fitim, tatimit personal mbi të ardhura dhe detyrimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitë të përhershme në NP HM "Infrastruktura" Shkup - leximi II;
3. Propozim-ligj për sigurim shëndetësor vullnetar - leximi II;
4. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik të nenit 186 të Ligjit për lëshim dhe tregti me letra me vlerë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 7/97, 11/99 dhe 81/99) e parashtruar nga deputeti Mile Paçemski.