E martë, 29 tetor 2013, Republika e Çekisë
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E ÇEKISË ME FTESË TË KRYETARIT TË SENATIT TË REPUBLIKËS SË ÇEKISË, Z. MILLA SHTEH

Në takimet me nikoqirin, z. Shteh dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës së Çekisë, z. Rusnok, kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi për mundësinë për takimin i cili është i pari në nivelin më të lartë parlamentar dhe i cili është impuls plotësues i marrëdhënieve të mira tradicionale dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë
Lexo më shumë
E mërkurë, 16 tetor 2013
KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI RAPORTIN E KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRESIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2013

Me rastin e pranim-dorëzimit të Raportit, kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi për marrjen rekomandimit të pestë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe shfaqi shpresë se në dhjetor këtij rekomandimi do t'i bashkëlidhet edhe data për fillimin e negociatave. Ai gjithashtu theksoi se në rrugën e eurointegrimit reformat realizohen për t'u përmbushur kriteret e përcaktuara, por ato para së gjithash përmbushen për të mirën e qytetarëve.
Lexo më shumë
E mërkurë, 16 tetor 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME NËNKRYETARIN E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË POLONISË, Z. JEZHI VENDERLIH

Në takimin, kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi dhe falënderim për përkrahjen e vazhdueshme dhe principiele të Polonisë ndaj Maqedonisë. Në takimin u diskutua edhe për gjendjet politike aktuale, si dhe për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e shtetit drejt anëtarësimit në BE, i cili zyrtarisht duhet të dorëzohet sot.
Lexo më shumë
E hënë, 14 tetor 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN NGA BUNDESTAGU GJERMAN, TË UDHËHEQUR NGA DEPUTETI Z. SHTEFAN KLLAUDIO LEME

Kryetari Veljanoski, si përkrahës i Programit - Bursa parlamentare ndërkombëtare (BPN) e Bundestagut gjerman, sot e pranoi Delegacionin e Bundestagut gjerman të udhëhequr nga deputeti, z. Shtefan Klaudio Leme, delegacion i cili njëkohësisht është Delegacion zgjedhor për përzgjedhjen e tre bursistëve nga Republika e Maqedonisë që do të qëndrojnë pesë muaj në Bundestagun gjerman dhe do të angazhohen në zyrat e deputetëve gjermanë.
Lexo më shumë
E shtunë, 12 tetor 2013, Kabul
DELEGACIONI SHTETËROR I VIZITOI PAQERUAJTËSIT MAQEDONAS NË AFGANISTAN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe deputetin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, z. Oliver Spasovski, si anëtarë të delegacionit shtetëror, me rastin e festës shtetërore 11 Tetori - Dita e kryengritjes popullore, i vizituan militantët paqeruajtës maqedonas të sistemuar në Misionin ISAF, në Afganistan.
Lexo më shumë
E martë, 8 tetor 2013, Budapest, Hungari
TAKIMET BILATERALE TË KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E 6-TË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Në kuadër të Konferencës, kryetari Veljanoski realizoi takime bilaterale me kolegët e tij, nikoqirin e Konferencës, kryetarin e Kuvendit Nacional të Hungarisë, z. Llasllo Kover, me kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Branko Radulloviq, si dhe me mysafirin e nderuar në Konferencë, z. Igor Radojçiq, kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.
Lexo më shumë