E enjte, 10 tetor 2013, ora 13:00, Salla 4
MBLEDHJA NR. 119 E KOMISIONIT JURIDIK LIGJVËNËS
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtë të autorit dhe të drejta të përafërta - leximi II.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese - leximi II;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurinë - leximi II;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hulumtuese - shkencore - leximi II.
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj - leximi II;
5. Përcaktim i Tekstit të Spastruar të Ligjit për mbrojtje sociale;
6. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për punësim dhe punë të të huajve - leximi II;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti - leximi II.
8. Vendim i Statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip, faza I;
9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për gjykata - leximi II;
10. Propozim-ligj për kundërvajtje - leximi II; (MATERIALI ËSHTË TËRHEQUR)
11. Propozim-ligj për të drejtën e fëmijëve - leximi II;
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sport - leximi II;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barna dhe vegla ndihmëse mjekësore - leximi II.