Në bazë të nenit 68 paragrafi 2 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 24 nëntor të vitit 2008, miratoi


VENDIM PËR PLOTËSIM TË VENDIMIT PËR EMËRIMIN E KRYETARIT , NËNKRYETARIT DHE ANËTARËVE TË KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

I. Në Vendimin për emërim të kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarve të Këshillit Nacional për Eurointegrime (“Gazeta  zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ numër 106/2008), në pikën I nën v) për anëtarë, pas alinesë 5 shtohet aline e re 6, si vijon:
“Flora Kadriu “, deputete e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”.


II. Ky vendim hyn në fuqi me ditën e miratimit, ndërsa do të shpallet në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë “.
 

                                               KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

     Nr. 07-5133/1                                                                                     Kryetar i 
  24  nëntor viti  2008                                                                       Kuvendit të Republikës 
      Shkup                                                                                              së  Maqedonisë, 
                                                                                                           Trajko Veljanovski

 

           

 

 



Në bazë të nenit 68 paragrafi 2 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 25 gusht 2008, miratoi 

VENDIM PËR EMËRIM TË KRYETARIT, 
NËNKRYETARIT DHE ANËTARËVE TË KËSHILLIT
NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

I.  Në Këshillin Nacional për Eurointegrime emërohen:
 a) për kryetar Radmilla Shekerinska,
 b) për nënkryetar Silvana Boneva,
 v) për anëtarë:
  - Aleksandar Nikollovski, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, 
  - Kenan Hasipi, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,
  - Andrej Zhernovski, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,
  - Tito Petkovski, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,
  - Xhevat Ademi, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,
  - Petar Pop-Arsov, kryetar i Komisionit për çështje evropiane,
  - Teuta Arifi, kryetare e Komisionit për politikë të jashtme,
  - Aleksandar Spasenovski, kryetar i Komitetit të përzier parlamentar  EU-Republika e Maqedonisë,
  - Ivica Bocevski, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i obliguar për evrointegrime,
  - Natasha Savova-Sallkovska, nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë,
  - Sasho Stefkov, nga Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, 
  - akademiku Vllado Kambovski, nga Akademia maqedonase e Arteve dhe Shkencave,
  - Koce Trajanovski, nga Bashkësia e njësive të vetadministrimit lokal dhe
  - Robert Popovski, kryetar i Shoqatës së gazetarëve në Republikën e Maqedonisë.

II. Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pushon të vlejë Vendimi për emërim të kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 156/2007).

III. Ky vendim hyn në fuqi nga dita e miratimit, ndërsa do të shpallet në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”.


                                          KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

     Nr. 07-3588/1                                                                                   Kryetar i
   25 gusht 2008                                                                         Kuvendit të Republikës
        Shkup                                                                                          së  Maqedonisë,
                                                                                                         Trajko Veljanovski

Click