Aktivitetet



E mërkurë , 28 dhjetor 2011

MBLEDHJA E DHJETË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKE SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dhjetë, të mbajtur me 22 dhe 27 dhjetor, si trup punues amë në lexim të dytë, shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë;  
  • Propozim-ligjin për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë; 
  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor;  
  • Propozim-ligjin për pagesën e pensioneve dhe kompensimeve pensionale për sigurim pensional me financim kapital; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për pagesën e rrogave në Republikën e Maqedonisë; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rrogë dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë; 
  • Propozim-ligjin për Regjistrin e veçantë për personat e dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për veprat penale për abuzim seksual të personave të mitur dhe për pedofili;

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, morën pjesë: z. Spiro Ristovski, ministër i Punës dhe Politikës Sociale dhe z. Ibrahim Ibrahim, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale

Kryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, znj. Cvetanka Ivanova, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë janë parashtruar gjithsej 10 amendamente, prej të cilave 8 nuk u miratuan, ndërsa 2 u tërhoqën nga propozuesit e autorizuar.

Për Propozim-ligjin për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë u parashtruan gjithsej 6 amendamente, prej të cilave një u miratua ndërsa 5 nuk u miratuan nga ana e Komisionit.

Sa i përket Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, u parashtruan gjithsej 3 amendamente, të cilat nuk u miratuan.

Prej gjithsej 5 amendamenteve të parashtruara për Propozim-ligjin për pagesë të pensioneve dhe kompensimeve pensionale të sigurimit pensional me financim kapital, u miratuan 4 amendamente, dhe 1 amendament nuk u miratua.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për pagesën e rrogave në Republikën e Maqedonisë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rroga dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë dhe Propozim-ligjin për Regjistër të veçantë për persona të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për vepra penale për abuzim seksual të të miturve dhe për pedofili, nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.

Në fund të debatit, Komisioni i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click