Aktivitetet



E enjte, 15 dhjetor 2011

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR LIDHJE, TRANSPORT DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dymbëdhjetë, të mbajtur me 14 nëntor 2011, si trup punues amë, e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim - leximi I;

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Tahir Hani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në Arsyetimin e Propozim-ligjit, përfaqësuesi i Qeverise theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet qe do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z. Bllagoja Stojanovski, znj. Liljana Zaturoska, znj. Tanja Tomiq, z. Nikollçe Aceski, z. Pavle Sazdov, z.  Goran Misovski, z. Gazmend Aliji dhe z. Rejhan Durmishi.

Në fund të debatit Komisioni me 6 vota "për" dhe 1 votë "kundër", e miratoi Konkluzionin në vijim:

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim - leximi I, në pikëpamje të nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.
Click