Aktivitetet



E mërkurë , 7 dhjetor 2011

MBLEDHJA E DYTË E KOMISIONIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, më 6 dhjetor 2011, e mbajti Mbledhjen e dytë, me rendin e ditës:

1. Prezantimi i analizës së politikave për Komisionet për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, i përpiluar nga Shoqata Instituti për Zhvillimin e Bashkësive (IZHB) nga Tetova, si pjesë e programit IPA 2008 të financuar nga ana e Bashkimit Evropian; 
2. Përcaktimi i agjendës së aktiviteteve të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive me qëllim të miratimit të Programit për punën e Komitetit për vitin 2012.

Në mbledhjen ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të Komitetit, përfaqësues nga Ministria e Vetadministrimit Lokal, nga Shoqata Instituti për Zhvillimin e Bashkësive (IZHB) nga Tetova, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në RM-në, Misionit të OSBE-së, përfaqësues të NDI-së, BNJVL-së, nga organizata gjermane jofitimprurëse Kristijan Shvarc-Shilling, e cila drejtpërdrejtë punon me projektin CSSP për Maqedonisë, nga UNDP-ja, si dhe nga Instituti për Demokraci Parlamentare. 

Anëtarët e Komitetit dhanë ndihmesë konstruktive për pikën e dytë, duke parashtruar pyetje, propozime, ide dhe tema aktuale të shumta, të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet bashkësive në RM. 

Propozimet do të merren parasysh dhe do të shqyrtohen në mbledhjen e Komitetit për të cilën do të përpilohet Draft-version i Programit për punë dhe do të përcaktohet Agjenda e aktiviteteve të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive me qëllim të miratimit të Programit për punën e Komitetit për vitin 2012.  

         


 

Click