Aktivitetet



E enjte, 15 dhjetor 2011

MBLEDHJA E GJASHTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë, të mbajtur me 12 dhjetor 2011, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetet (me procedurë të shkurtuar).

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin e parashtruar dha zëvendësministri i Financave, z.  Nedim Ramizi. 

Ai theksoi se qëllimi themelor i zgjidhjes së propozuar është sigurimi i kontinuitetit në prodhimin, distribuimin dhe furnizimin me energji termike, si veprimtari me interes publik. 

Në pajtim me Ligjin për energjetikë, marrëdhëniet në sferën e prodhimtarisë dhe distribuimit të energjisë termike janë veprimtari me interes publik dhe të njëjtat bëhen në bazë të licencës së lëshuar të personave juridikë pronarë të stabilimenteve për prodhimin e energjisë termike ose sistemeve për distribuimin e energjisë termike.  Nëse bartësi i licencë është subjekt i cili është pronar i stabilimenteve për prodhimin e energjisë termike ose sistemeve për distribuimin dhe furnizimin e energjisë termike nuk e realizon interesin publik, përkatësisht nuk kryen prodhim, distribuim dhe furnizim me energji termike, imponohet nevoja për ndryshimin e bartësit të licencës ndërsa me këtë imponohet edhe nevoja për ndryshimin e bartësit të së drejtës së pronësisë të stabilimenteve për prodhimin, sistemeve për distribuimin dhe furnizimet me energji termike. Në drejtim të sigurimit të realizimit të papenguar të kësaj veprimtarie me plotësimet e propozuara të zgjidhjes ekzistuese ligjore mundësohet shpronësimi i sistemeve për distribuim.  

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, z. Izet Zeqiri, z. Romeo Trenov dhe znj. Liljana Kuzmanovska.

Në fund të debatit, Komisioni me shtatë vota "për" dhe një votë "kundër", konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, nuk janë përmbushur kushtet për përgatitjen e Propozim-plotësimit dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe miratojë Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për shpronësim. 

 

 

Click