Aktivitetet



E mërkurë , 28 dhjetor 2011

MBLEDHJA E GJASHTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë, të mbajtur me 21 dhjetor 2011, si trup punues amë, e shqyrtoi: 

  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për letërnjoftim (leximi i dytë); 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për vlerësim (me procedurë të shkurtuar); 
  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për ndihmë juridike falas (me procedurë të shkurtuar).

Kryetari i Komisionit, z. Ilija Kitanoski, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin e propozuar nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Në diskutimin morën pjesë deputetët: z. Ilija Kitanovski, z. Ilija Dimovski, z. Talat Xhaferi, z. Suzana Saliu dhe znj. Ana Pavllovska - Daneva.

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për letërnjoftim parashtroi një amendament, i cili u miratua me 7 vota "për" dhe 2 vota "kundër". 

Komisioni i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

Click