Aktivitetet

E hënë, 27 dhjetor 2011

MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE DHE KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë mbajtën mbledhje të përbashkët, në të cilën u diskutua për të tre informatat tremujore lidhur me aktivitetet e realizuara nga Programi Nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian - Revizioni 2011, për periudhën janar-shtator 2011, të përpiluara nga Sekretariati për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Arsyetim hyrës për informatat dha zëvendëskryeministrja për Çështje Evropiane, dr. Teuta Arifi, e cila, ndër të tjerësh, informoi për aktivitetet e realizuara në periudhën e cekur, por edhe për diskutimet që i ka realizuar me znj. Hillari Klinton në SHBA, si dhe për takimet e realizuara me më shumë diplomatë evropianë në Bruksel.  

Madje, zëvendëskryeministrja Arifi njoftoi se në janar vitin e ardhshëm në Kuvend do të dorëzohet edhe Programi nacional për miratimin e së drejtës së BE- Revizioni 2012, si dhe Plani Aksionar për realizimin e rekomandimeve të cilat dolën nga Raporti vjetor për progresin e vendit, i cili u dorëzua nga Komisioni Evropian në tetor të këtij viti. 

Në debatin për pikën e rendit të ditës, deputetët dhe anëtarët tjerë të Këshillit Nacional për Eurointegrime, dhanë kritika pozitive, por edhe negative për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, me theks të veçantë për Vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, në lidhje me respektimin e Marrëveshjes kohore ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë, konkluzionet e Këshillit Evropian në muajin dhjetor, si dhe për shkallën e realizimit të reformave në gjyqësi, administratën publike, implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, inkuadrimin e organizatave joqeveritare në eurointegrimet, decentralizimin dhe për aspekte tjera të rëndësishme të procesit eurointegrues në vend.

Në debatin për pikën e rendit të ditës morën pjesë: kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, kryetari dhe zëvendësministri i Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Sheqerinska-Jankovska dhe znj. Sillvana Boneva, si dhe deputetët: z. Gordan Gorgiev, z. Ivon Veliçkovski, z. Pavle Trajanov, z. Tito Petkovski, z. Antonio Milloshoski, z. Ilija Dimovski, z. Izet Zeqiri dhe përfaqësuesja e sektorit joqeveritar, Tanja Hafner-Ademi.

Click