Aktivitetet



E hënë, 5 dhjetor 2011

MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëmbëdhjetë, të mbajtur me 30 nëntor 2011, si trup punues amë në lexim të pare shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për supervizion plotësues të konglomerateve financiare. 
  • Propozim-ligjin për investimin e Republikës së Maqedonisë në kapitalin aksionar të Evropa Re; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dogana; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tarifat Doganore; 
  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike; 
  • Propozim-ligjin për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim - Banka botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për sigurim nga katastrofat natyrore.

Në arsyetimin hyrës për Propozim-ligjin për supervision plotësues të konglomerateve financiare, zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi, theksoi se lëvizjet e reja zhvillimore në tregjet financiare shpurën në krijimin e grupeve financiare të cilat siguruan shërbime dhe produkte në sektorët e ndryshëm të tregjeve financiare, të ashtuquajtura konglomerate financiare. 

Nëse konglomeratet e tilla, dhe veçanërisht institucionet kreditore, shoqëri për sigurim dhe firma investuese, të cilat janë pjesë e konglomerateve, ballafaqohen me vështirësi financiare, kjo mund seriozisht ta destabilizojë sistemin financiar dhe të ndikojë mbi deponuesit, poseduesit e policave për sigurim dhe investuesit.

Në këtë drejtim, KE-ja vë theks të veçantë mbi zhvillimin e legjislacionit prudent plotësues për konglomeratet financiare i cili ka të bëjë me zbrazëtirat në sektorin e tanishëm legjislativ dhe rreziqet prudente plotësuese për sigurimin e procedurave të forta supervizore në lidhje me grupet financiare me aktivitetet financiare ndërsektoriale. 

Në pajtim me NPAA, Republika e Maqedonisë ndërmori obligim që deri në fund të vitit 2011 ta harmonizojë legjislacionin e saj me Direktivën 2002/87/KE për kryerjen e supervizionit plotësues të institucioneve kreditore, shoqëri për sigurim dhe firma investuese në konglomerat financiar. 

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Në lidhje me Propozim-ligjin për investimin e Republikës së Maqedonisë në kapitalin aksionar të Evropa Re; z. Ramizi arsyetoi se Banka botërore përpiloi Projekt për sigurim nga katastrofat në rajon të cilin ua ofroi vendeve nga rajoni. 

Projekti parasheh formimin e kompanisë rajonale të specializuar për risigurim nga rreziqet që shkaktohen si pasojë e  katastrofave - Evropa Re, e cila do të jetë në pronësi të vendeve nga Evropa Juglindore dhe Kaukazi. Kompania do të punojë sipas standardeve të së drejtës zvicerane, ndërsa menaxhimi do t'u besohet ekspertëve nga sfera e sigurimit.  

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet ne lexim të mëtejmë.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor, zëvendësministri i Financave theksoi se me ndryshimet propozohet vazhdimi i afatit në të cilin pjesëmarrësit në qarkullimin pagesor që kanë llogari transaksionale të bllokuara do të mund të bëjnë pagesa me përllogaritje të kërkesave dhe obligimeve të ndërsjellë. Me dispozitën e propozuar subjektet që kanë llogari të bllokuara transaksionale, shlyerjen e ndërsjellë të detyrimeve monetare dhe përmbushjen e kërkesave nëpërmjet kompensimit, urdhërpagesës, dhënies dhe marrjes së borxhit, mund ta bëjnë deri në 31 dhjetor 2013.
            
Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dogana, në arsyetimin hyrës, z. Ramizi tha se ndryshimet e propozuara janë në drejtim të lirimit nga pagesa e tatimeve të importit për pajisje dhe rekuizita sportive të cilat federatat sportive në Republikën e Maqedonisë i marrin si dhuratë nga donatorët e huaj, si dhe pajisje dhe rekuizita sportive të importuar të blerë me mjete monetare të fituara si dhuratë. 

Njëkohësisht, propozohet prolongimi i zbatimit të dispozitave të cilat kanë të bëjnë me vendosjen në funksion të sistemit të ri për përpunim elektronik të deklaratave doganore (SPDD) dhe dispozitave të cilat kanë të bëjnë me format e kufijve, mënyrën e përdorimit të tyre dhe procedurën për prolongimin e pagesës së borxhit doganor.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

- Për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për Tarifa doganore, zëvendësministri i Financave theksoi se me ndryshimet propozohet ulja e tatimeve doganore për repromateriale dhe prodhime të caktuara, me qëllim që të zvogëlohen shpenzimet për prodhimtari,  ndërsa të zmadhohet konkurrenca dhe produktiviteti, para se gjithash në bujqësi, industrinë ushqimore, të ëmbëlsirave, industrinë e përpunimit të metalit dhe industrinë automobilistike, sektorin e transportit dhe në sport dhe fizkulturë. 

Ndryshimet e propozuara janë në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit në Republikën e Maqedonisë. Me uljen e tatimeve doganore do të bëhet ndikim i drejtpërdrejtë mbi klimën e biznesit, ndërsa njëkohësisht do të stimulohet zhvillimi i sportit dhe fizkulturës. 

Ulja e tatimeve doganore do të bëhet në mënyrë graduale, kështu që nga 1 janar 2012 do të ulen tatimet doganore për materiale farore, sheqer të bardhë, sheqer pluhur, melasë, gjysmëprodhime për fitimin e produkteve ushqimore me përbërje të fortë, motokultivatorë dhe rekuizita sportive, ndërsa nga 1 janar 2013 do të ulen tatimet doganore për vegël-makinat, repromateriale për prodhimin e pjesëve të këmbimit në industrinë automobilistike, folijë nga poli, autobusë dhe minibusë si dhe vagonë ngarkese për transport hekurudhor.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Në arsyetimin hyrës për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë, z. Nedim Ramizi theksoi se tatimpaguesit të cilët bëjnë qarkullim të të mirave dhe qarkullim të shërbimeve për të cilat pagesa nuk bëhet nëpërmjet bankës, janë të detyruar të instalojnë dhe shfrytëzojnë sistem fiskal të pajisjes për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe detyrimisht të lëshojnë faturë për qarkullimin përkatësisht shërbimin e kryer.  

Me ligjin rregullohet se tatimpaguesi është i detyruar, në vend të dukshëm, të vendosë njoftim me të cilin e informon blerësin e të mirës, përkatësisht shfrytëzuesin e shërbimit që për obligimin e tij të kërkojë llogari fiskale. 

Me qëllim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve si konsumatorë të shërbimeve dhe të mirave të cilat i ofrojnë tatimpaguesit të cilët kanë instaluar dhe shfrytëzojnë sistem të miratuar fiskal të pajisjes, si dhe për përforcimin e disiplinës fiskale të tatimpaguesve, me këto plotësime në ligjin propozohen aktivitete të cilat parimisht do të kontribuojnë për vetëdijesimin e qytetarëve për të drejtat e tyre ligjore.   Njëkohësisht, me masat e propozuara në mënyrë plotësuese potencohet përgjegjësia e madhe e tatimpaguesve gjatë lëshimit të llogarive fiskale. 

Komisioni me gjashtë vota "për" dhe katër vota "kundër" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Zëvendësministri i Financave në arsyetimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike, theksoi se ky propozim-ligj përpilohet për përmirësimin dhe instalimin e mekanizmave të reja të cilat në mënyrë plotësuese do të avancojnë sistemin për furnizime publike të Republikës së Maqedonisë.

Duke vepruar sipas Programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Planit të miratuar aksionar propozohet publikim i detyrueshëm i e-ankandeve për furnizime deri në 5.000 euro, përkatësisht kërkesat e deritanishme për mbledhjen e ofertave pa publikimin e shpalljes. 
Gjithashtu, propozohet futja e referencave negative të kompanive të cilat në mënyrë jocilësore dhe jo në kohë i realizojnë marrëveshjet për furnizime publike. 

Me qëllim që të sigurohet vetëmirëmbajtja financiare e Sistemit të sofistikuar elektronik për furnizime publike (SEFB), si dhe për përmirësimin dhe avancimin e tij të mëtutjeshëm, futet bazë për miratimin e listës tarifore për shfrytëzimin e tij, e cila do të miratohet nga ana e ministrit të Financave, ndërsa mjetet do të jenë të hyra të Byrosë për furnizime publike dhe do të shfrytëzohen për avancimin dhe zhvillimin e sistemit për furnizime publike.

Me qëllim të implementimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, futet sistem i certifikimit të detyrueshëm të personave të cilat punojnë në furnizimet publike. Në këtë mënyrë, përveç implementimit të shënimeve, do të zmadhohet përgjegjësia e personave gjatë realizmit të furnizimeve publike.  

Gjithashtu, do të implementohet edhe propozimi nga dita e ideve i organizuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, lidhur me detyrueshmërinë e trajnimeve që i organizon Byroja. 

Propozohet instalimi i sistemit kualifikues si mënyrë e veçantë për ndarjen e marrëveshjeve për furnizime publike te organet kontraktuese sektoriale, me çka do të zmadhohet efikasiteti i tyre. 

Propozohen ndryshime edhe në pjesën e mbrojtjes juridike, në drejtim të zmadhimit të sigurimit të atyre operatorëve ekonomikë që konsiderojnë se gjatë zbatimit të procedurave të caktuara për ndarjen e marrëveshjeve për furnizime publike cenohen të drejtat e tyre. 

Gjithashtu, përcaktohen kompetenca të reja të Komisionit për ankesa për furnizime publike në aspekt të vendimmarrjes për ankesat në procedurat për ndarjen e marrëveshjeve për koncesione dhe partneritete publike-private, me çka rregullohet mbrojtja juridike edhe në këtë sferë.

Komisioni me shtatë vota "për" dhe tre vota "të përmbajtur" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim - Banka botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për sigurim nga katastrofat natyrore, z. Ramizi arsyetoi se për realizimin e këtij Projekti, Banka botërore do t'i ndajë huajë Republikës së Maqedonisë në shumë prej 5 milionë USD dollarë me atë që mjetet do të shfrytëzohen si investim në Evropa Re. Huaja do të paguhet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i projektit është të lehtësohet qasje e ekonomive familjare, bujqve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në shërbimin sigurim nga katastrofat natyrore dhe të mundësohet mbrojtje efikase nga humbjet të shkaktuara nga katastrofat natyrore.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Click