Aktivitetet



E premte, 9 dhjetor 2011

MBLEDHJA E SHTATË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si trup punues amë, në Mbledhjen e shtatë, të mbajtur më 7 dhjetor 2011, shqyrtoi

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Deri në afatin për parashtrimin e amendamenteve në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për të dy Propozim-ligjet u parashtruan nga tri amendamente nga propozues të autorizuar, të cilat nuk u miratuan nga ana e Komisionit.

Në diskutimin për pikat e rendit të ditës, morën pjesë deputetët: znj.Ana Pavllova-Danevska, z.  Mitre Veljanoski, znj. Biljana Kazanxhiska, z.  Dragisha Miletiq, z.  Dimitar Stevananxhija dhe z. Dime Maxhovski.

Komisioni i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.   

 

Click