Aktivitetet



E enjte, 29 dhjetor 2011

MBLEDHJA E SHTATË E KOMISIONIT PËR MUNDËSI TË BARABARTË NDËRMJET GRAVE DHE BURRAVE

Komisioni për Mundësi të Barabartë ndërmjet Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të 7-të, nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me institucionet dhe organizatat për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi: Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi përfaqësuar nga kryetari, z. Dushko Minovski, Avokatia e Popullit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuar nga zëvendësavokati i popullit, znj. Nevenka Krusharovska dhe Lobi maqedonas i grave, përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, znj. Daniella Dimitrievska.

Memorandumin e nënshkroi kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta ndërmjet Grave dhe Burrave, znj. Liljana Popovska.

Memorandumi për bashkëpunim u nënshkrua me qëllim që të ketë komunikim dhe koordinim më të mirë të subjekteve në luftën kundër diskriminimit dhe pabarazisë, me propozim të deputetëve edhe të opozitës por edhe të partisë në pushtet.

 

Click