Aktivitetet



E hënë, 6 dhjetor 2011

MBLEDHJA E SHTATË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Tetë, të mbajtur me 29 nëntor 2011 dhe në vazhdimin e parë që u mbajt më 2 dhjetor 2011, si trup punues amë e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për regjistrimin e veçantë për personat e dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për veprat penale për abuzim seksual të personave të mitur dhe për pedofili (leximi i parë); 
  • Propozim-ligjin për pagesën e pensioneve dhe kompensimeve pensionale nga sigurimi pensional me financim kapital (leximi i parë); 
  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor (leximi i parë); 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rrogë dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë (leximi i parë);  
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për pagesën e rrogave në Republikën e Maqedonisë (leximi i parë); 
  • Propozim-ligjin për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë (leximi i parë); 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Konventës për të drejtat e personave me invaliditet dhe Protokollit Fakultativ të Konventës për të drejtat e personave me invaliditet.  
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë (lexim i parë).

Në mbledhjen e Komisionit, nevojën për miratimin e Propozim-ligjeve e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministri i Punës dhe Politikës, z. Spiro Ristovski, në pajtim me arsyetimet e Propozim-ligjeve.

Komisioni në bazë të nenit 141 paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në bazë të debatit, konstatoi se ekziston nevoja për miratimin e tyre, duke pasur parasysh parimet mbi të cilat bazohen Propozim-ligjet, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjet dhe mënyrën në të cilën propozohet rregullimi i tyre.

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale me 8 vota "për" për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për pagesën e rrogave në Republikën e Maqedonisë, me 5 vota "për" dhe 4 vota "kundër" për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rrogë dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë dhe me 7 vota "për" dhe 4 vota "kundër" për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, konstatoi se janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë, përkatësisht në lexim të dytë.

Sa u përket Propozim-ligjeve tjera, pas përfundimit të debatit, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale konstatoi njëzëri se këto propozim-ligje janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtejmë, përkatësisht në lexim të dytë.

Click