Aktivitetet



E premte, 2 dhjetor 2011

MBLEDHJA E TREMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 13-të, të mbajtur më 30 nëntor 2011, si trup punues amë, në lexim të parë shqyrtoi: 

  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për letërnjoftim; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Kodit penal; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Kodit penal; 
  • Propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë 2012.

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për letërnjoftim e arsyetoi përfaqësuesi i propozuesve të Ligjit, deputeti Ilija Kitanoski.

Në debatin për Propozim-ligjin morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit: znj. Ana Pavllovska - Daneva, z. Kenan Hasipi, z. Mevmed Xhemajloski, z. Xhevat Ademi, z.  Erdogan Saraç dhe znj. Vesna Bendevska.

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin e Kodit penal e arsyetoi përfaqësuesja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, znj. Valentina Shaurek, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë. Ajo theksoi se nevoja për ndryshimin e kodit penal është paraqitur për shkak të rregullimit të regjistrit të personave të dënuar për pedofili me ligj të veçantë, dhe qëllimi i së cilës është lufta kundër abuzimit të të miturve.

Në bazë të debatit dhe nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni njëzëri konstatoi se Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për letërnjoftim dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Kodit penal, janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë.

Propozim-ligjin për ndryshimin e Kodit penal, në cilësi të propozuesit të ligjit, e arsyetoi deputeti Ivon Veliçkovski, i cili theksoi se me këtë ligj parashihet që fyerja dhe ofendimi të cilat e cenojnë autoritetin dhe nderin e ushtruesve të funksioneve publike të mënjanohen nga Kodi penal si vepra penale. Kjo ka të bëjë me dekriminalizimin e fyerjes të shqiptuar nga ana e gazetarëve, për shkak se ato gjithashtu janë ushtrues të funksionit publik. 

Deputeti Veliçkovski e theksoi raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë, ku liria e mediumeve është theksuar si sferë në të cilën duhet të ketë përmirësim. 

Ne debatin për Propozim-ligjin morën pjese edhe anëtarët e Komisionit: znj. Ermira Mehmeti-Devaja, z. Ivon Veliçkovski, znj. Ana Pavllovska-Daneva, znj. Radmilla Sheqerinska, z. Kenan Hasipi, z. Erdogan Saraq dhe z. Mitre Veljanoski.

Në fund të debatit, Komisioni me 7 vota "të përmbajtur" për Propozim-ligjin për ndryshimin e Kodit penal dhe shtatë vota "kundër" për Propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë 2012, konstatoi se Propozim-ligjet nuk janë të pranueshme dhe nuk duhet të jepen në lexim të mëtejmë.  

Click