Aktivitetet



E premte, 9 dhjetor 2011

MBLEDHJA E TREMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e katërmbëdhjetë, të mbajtur më 7 dhjetor 2011, me procedurë të shkurtuar shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për nëpunës shtetërorë; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për nëpunës publikë.

Propozim-ligjet i arsyetoi zëvendësministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, znj. Marta Arsovska - Tomovska. 

Kryetari i Komisionit, z. Ilija Kitanoski, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjet nuk janë parashtruar amendamentet nga propozuesit e autorizuar. 

Në debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për nëpunësit shtetërorë morën pjesë deputetët: znj. Ana Pavllovska-Daneva, znj. Vesna Bendevska, znj. Cvetanka Ivanova. z.  Ilija Kitanovski dhe z.  Kenan Hasipi.

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.


 

Click