Aktivitetet



E enjte, 22 dhjetor 2011

PËRVOJAT E KËMBYERA NË SFERËN E LEGJISLACIONIT NDËRMJET MAQEDONISË DHE SERBISË

Komisioni Juridik-Ligjvënës dhe Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Serbisë, realizuan takime me Delegacionin e Komisionit Legjislativ të Kuvendit popullor të Republikës së Serbisë.

Kryetarja e Komisionit Juridik-Ligjvënës të Kuvendit të Maqedonisë, znj. Bllagorodna Duliq dhe anëtarët e Komisionit, i njoftuan mysafirët me punën e këtij Komisioni dhe me punën e Kuvendit.

Madje, i informuan edhe për funksionimin e E-parlamentit, i cili në Serbi ende është në fazën e instalimit, për punën e Kanalit të Kuvendit në të cilin transmetohen mbledhjet e Komisioneve, si dhe për formimin e Institutit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhjen u shtjelluan temat në vijim: procedura për shqyrtimin e ligjeve dhe akteve tjera dhe harmonizimi i tyre me Kushtetutën dhe ligjet; bashkëpunimi i vetëm tekniko-juridik i akteve të cilat i miraton Kuvendi, interpretimi autentik dhe bashkëpunimi me Gjykatën kushtetuese.

Pjesëmarrësit në këtë mbledhje i theksuan diferencat dhe ngjashmëritë në sistemin e të dy shteteve në këto sfera, ndërsa përvojat e këmbyera do t'u mundësojnë shteteve që t'i implementojnë procedurat efikase. 

Në takimin me z. Dragisha Miletiq, kryetar i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Serbisë dhe anëtarët, u shpreh kënaqësi për takimin dhe mundësinë për këmbimin e përvojave ndërmjet të dy parlamenteve në sferën e legjislacionit, duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të pranishmit shkëmbyen mendime lidhur me çështjet për ekonominë, kulturën dhe aktivitetet kulturore, lidhjet historike ndërmjet të dy vendeve, duke i theksuar ngjashmëritë ndërmjet të dy vendeve si shoqëri multietnike dhe multikulturore qëllimi i të cilave është integrim sa më të shpejtë në familjen e madhe të BE-së. 
 
 
 

 

Click