Aktivitetet



E hënë, 6 dhjetor 2011

RRËNJËT E DEMOKRACISË LOKALE NGULITEN NË DEMOKRACINË PARLAMENTARE 

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, Komisioni për Vetadministrim Lokal dhe Komisioni për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizuan takime individuale me Delegacionin e Kongresit të pushteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës.

Delegacioni ishte në përbërje me: z. Ian Mikallef, bashkëraportues nga Malta, anëtar i Dhomës së vetadministrimit lokal; znj. Andre Buhman, bashkëraportues nga Franca, anëtar i Dhomës së rajoneve; z. Jens Vollk dhe znj. Sedef Cankoçak, anëtarë të Sekretariatit të kongresit.

Kryetari i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të qytetarit, z. Bekim Fazliu, e njoftoi Delegacionin me përbërjen dhe me punën e Komisionit dhe njëkohësisht i dëshiroi bashkëpunim të suksesshëm dhe të frytshëm.

Bashkëraportuesi Ian Mikallef informoi se Kongresi i pushteteve lokale dhe rajonale në çdo pesë vjet e monitoron demokracinë lokale dhe rajonale të të gjithë vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës, dhe se në Republikën e Maqedonisë kanë qenë në vitin 2007.

Delegacioni u interesua për më shumë çështje: nëse ka pasur ndonjë debat për ratifikimin e Konventës për pjesëmarrjen e të huajve në jetën publike në nivel lokal, sa është numri i të huajve në Republikën e Maqedonisë, madje për të drejtat e qytetarëve në nivel lokal dhe nëse ekziston avokat lokal i popullit, në të cilin anëtarët e Komisionit të Përhershëm Anketues kanë dhanë arsyetim të hollësishëm. 

Lidhur me ratifikimin e Konventës, Delegacioni u informua se në kuadër të raportit të fundit që u shpërnda në vitin 2008, u sugjerua që të ratifikohet Konventa për pjesëmarrjen e të huajve në jetën publike në nivel lokal, por ende nuk është parashtruar ligj për ratifikimin.

Gjithashtu, Delegacioni u njoftua me punën e avokatit të popullit, me ç'rast u theksua se në Republikën e Maqedonisë nuk ka obdusmanë, por ka zyra rajonale për obdusmanë në gjashtë qytete të Republikës së Maqedonisë.

Në takimin me Komisionin për Vetadministrim Lokal, kryetari i Komisionit, z.  Xhevat Ademi, i informoi të ftuarit se bëhet fjalë për Komision të sapoformuar.

Në këtë kontekst, bashkëraportuesi Mikallef theksoi se në raportin do të japin vlerësim pozitiv për formimin e komisionit të tillë në kuvendin maqedonas, që do të jetë shembull i mirë për vendet tjera.

Delegacioni shprehu interesim për procesin e decentralizimit në Republikën e Maqedonisë në kuadër të më shumë sferave, siç janë:  arsimi, mbrojtja shëndetësore dhe sociale. Gjithashtu, tregoi interesim për rolin mbikëqyrës mbi pushtetet lokale dhe për atë se si ato ballafaqohen me kompetencën që u është dhënë dhe nëse kanë mjete të mjaftueshme për realizimin e saj.

Kryetari Ademi theksoi se Maqedonia në dhjetë vitet e kaluara ka bërë hap të madh në transferimin nga niveli qendror në nivelin lokal. Ai shtoi se vendi ynë deri në vitin 2001 ishte ndoshta shteti më i centralizuar në Evropë, dhe më gjerë. Sot BNJVL-ja është institucion i rëndësishëm, avokat i vërtetë i pushteteve lokale.   

Qasja në procesin e decentralizimit bëhet në mënyrë strategjike, ky proces zhvillohet shkallë-shkallë dhe kërkon më shumë punë dhe më shumë mjete financiare. 

Kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet, z. Marjanço Nikollov, në takimin me Delegacionin, i përshëndeti të pranishmit dhe njëkohësisht ushqeu shpresë se kjo mbledhje do të jetë konstruktive se do të përfitojnë njohuri për kompetencat e vetadministrimit lokal.

U shkëmbyen mendime lidhur me çështjet për strukturën e resurseve për financimin lokal, nëse njësitë e vetadministrimit lokal kanë mjete të mjaftueshme lokale për realizimin e kompetencave të tyre, për format e tatimeve lokale, cilat tatime të përbashkëta janë imponuar nga niveli qendror, çfarë kompetence kanë pushtetet lokale në lidhje me pronën e tyre, sa është vëllimi i pavarësisë financiare i vetadministrimit lokal, për rregullat themelore për marrje të kredisë dhe për huamarrje nga ana e pushteteve lokale, gjithashtu u shkëmbyen mendime për atë se si është e garantuar në mënyrë ligjore procedura për konsultime me pushtetet lokale për çështjet e rishpërndarjes dhe ndarjes së resurseve financiare. 

Të pranishmit u pajtuan se te ne ende është prezent zhvillimi i pabarabartë rajonal, i cili është i dukshëm në mjediset rurale më pak të zhvilluara dhe se në të ardhmen duhet të bëjmë përpjekje për gjetur mënyrë për tejkalimin e kësaj çështjeje. 

Bashkëraportuesi Mikallef shprehu kënaqësi për angazhimin e deputetëve lidhur me vetadministrimin lokal, meqë edhe ato vijnë nga njësitë lokale. Në këtë mënyrë rrënjët e demokracisë lokale rrënjosen në demokracinë parlamentare.

Click