Udhëheqja parlamentare



E martë, 25 tetor 2011

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYESUESIN E KRYESISË SË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, Z. ZHELKO KOMSHIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim me kryesuesin e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Zhelko Komshiq, në kuadër të vizitës oficiale dyditore të z. Komshiqit të Republikës së Maqedonisë.

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve viteve të fundit lëvizin në drejtim të shkëlqyer, duke i pasur parasysh vizitat kthyese në të gjithë nivelet. Kryetari Veljanoski potencoi se tash është koha që shtetet nga rajoni të shikojnë përpara dhe të bëhen anëtarë të plotfuqishëm të BE-së dhe të NATO-s. Për fat të keq, Republika e Maqedonisë për shkaqe të njohura nuk është pjesë e këtyre institucioneve edhe krahas reformave, sukseseve, tre raporteve pozitive të KE-së në periudhën gjashtëvjeçare në të cilën Republika e Maqedonisë ka status të kandidatit për anëtar në BE. Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë gëzohet për suksesin e fqinjëve të saj në rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s, sepse anëtarësimi i të gjithë vendeve nga rajoni në BE do të jetë përfitim edhe për BE-në edhe për të gjithë anëtaret e saj.

Kryesuesi me Kryesinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Zhelko Komshiq, shprehu falënderim për pranimin e shkëlqyer dhe miqësinë nga ana e nikoqirëve të tij. Zotëri Komshiq u potencoi gjendjet e brendshme në B dhe H, posaçërisht në Këshillin e ministrave të B dhe H, i cili ende nuk është i formuar.

Kryesuesi Komshiq u përqendrua edhe në Diplomacinë Parlamentare, e cila është dimension shumë i rëndësishëm, sepse zgjidhja e çështjeve dhe këmbimi i përvojave ndërmjet dy vendeve nuk mund të përfundojë me vetëm  me takime të nivelit të presidentit dhe kryeministrit.  

Ai theksoi përkrahje për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe shprehu bindje se aderimi në NATO duhet të bëhet në të ardhmen më të afërt, duke nënvizuar shembullin e Sllovenisë dhe Kroacisë në zgjidhjen e çështjeve bilaterale paralelisht me zhvillimin e negociatave për anëtarësim në NATO dhe BE. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se anëtarësimi në BE dhe NATO do të bëhet më herët apo më vonë, por është e rëndësishme që vendet nga rajoni të vazhdojnë me bashkëpunimin në të gjithë nivelet, derisa nuk e arrijnë qëllimin përfundimtar. 

Click