Udhëheqja parlamentare



E enjte, 29 shtator 2011

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, Z. REXHEP TAIP ERDOGAN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski në kornizat e vizitës zyrtare të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan.

Në fillim të takimit kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi për takimin dhe u përqendrua në marrëdhëniet tradicionale të mira dhe miqësore ndërmjet të dyja vendeve. Në këtë kuptim, ai shprehu falënderim për mbështetjen konsekuente dhe konstruktive të Turqisë dhe për solidaritetin me Maqedoninë në kornizat e integrimeve euroatlantike, e kryesisht për përdorimin parimor të emrit kushtetues të vendit tonë në marrëdhëniet bilaterale edhe në planin ndërkombëtar. 

Kryetari Veljanoski shprehu besim se intensifikimi i marrëdhënieve politike me vete bart një fitim të madh për qytetarët që tregohet përmes zgjerimit edhe në bashkëpunimin ekonomik. Ai theksoi se Turqia numërohet ndër 10-të partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë me vëllim të këmbimit tregtar në vitin 2010 prej 310 milionë dollarë, me ç'rast pritet që në fund të vitit këmbimi të arrijë 400 milionë dollarë. Kryetari Veljanoski në këtë drejtim shprehu edhe kënaqësi më të madhe nga hapja e Aeroportit të ri të Shkupit "Aleksandri i Madh", koncesioni i kompanisë ndërkombëtare turke TAB, që u bë më modern në Ballkan dhe është referencë për projekte të ardhshme turke në Republikën e Maqedonisë.

Në vazhdim, kryetari Veljanoski u përqendrua në bashkëpunimin në shumë sfera, kryesisht në sferën e mbrojtjes dhe mbështetjes logjistike nga ana turke në planin e pajisjes, edukimit dhe trajnimit të ARM-së me ndarjen e donacioneve të rëndësishme, si edhe llojet tjera të bashkëpunimit në segmentet e sigurisë. 

Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm parlamentar dhe njëherit e ftoi kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, z. Kamil Çiçek që ta vizitojë Maqedoninë gjatë vitit të ardhshëm.

Lidhur me proceset integruese euroatlantike Veljanoski shprehu falënderim për mbështetjen parimore, të hapur dhe të fortë të Republikës së Turqisë për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, që praktikisht erdhi në shprehje gjatë kohës së Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008.   Ai shprehu falënderim të madh për qëndrimet parimore të Republikës së Turqisë në kontestin me Greqinë lidhur me emrin kushtetues të vendit tonë dhe për kundërshtimin e saj energjik të shtypjeve të jashtme dhe kushtëzimit që Republika e Maqedonisë ta ndërrojë emrin e vet kushtetues. 

Nga ana tjetër, kryetari Veljanoski e riafirmoi mbështetjen tonë të përpjekjeve të Republikës së Turqisë për integrim në BE, e shprehu falënderim për përpjekjen parimore të Republikës së Turqisë për caktimin e datës të Republikës së Maqedonisë për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Duke shprehur kënaqësi të madhe që gjendet në Maqedoni, në fjalimin e vet, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan u përqendrua në më tepër aspekte të bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm ndërmjet dyja vendeve miqësore dhe vëllazërore, duke e vënë theksin në investimet e mëtutjeshme, bashkëpunimit ekonomik në tërësi dhe mënjanimin e barrierave për udhëheqje të suksesshme të biznesit. Ai lajmëroi për mbështetje të mëtutjeshme në sferën e mbrojtjes, sigurisë, mbështetjes logjistike dhe trajnimit të forcave tona të sigurimit.

Në këtë kontest, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan u përqendrua në pasojat e krizës ekonomike botërore dhe ndikimit të krizës në rajon dhe fqinjësi, pastaj shprehu besim se treguesit për rritjen ekonomike janë optimiste. 

Lidhur me proceset integruese euroatlantike, kryetari i qeverisë turke z. Erdogan shprehu mbështetje të hapur dhe të fortë dhe inkurajim për integrimin e mëtutjeshëm euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, pastaj duke përkujtuar në vitet e gjata të pritjes së Republikës së Turqisë që nuk duhet t'i vënë në dyshim përpjekjet për integrim.   

Click