Udhëheqja parlamentare



E martë, 18 tetor 2011, Bernë

KRYETARI VELJANOSKI U TAKUA ME EMIRIN E SHTETIT TË KATARIT, LARTMADHËRIA E TIJ HAMAD BIN KALIFA AL TANIN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua me emirin e Shtetit të Katarit, Lartmadhëria e tij Hamad bin Kalifa al Tanin.

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski shprehu bindje se kjo vizitë do të kontribuojë për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Shtetin e Katarit dhe për shkëmbimin e mendimeve për të gjitha çështjet me interes të përbashkët në plan bilateral dhe multilateral. Ai shprehu kënaqësi për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy vendeve, të cilat i karakterizon shkalla e lartë e miqësisë dhe mirëkuptimit, me ç'rast theksoi se ekziston potencial të madh për avancimin e mëtutjeshëm në të gjitha sferat me interes të përbashkët, veçanërisht në sferën e ekonomisë, me qëllim të realizohen projekte konkrete për investim në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë e vlerësoi shumë rolin proaktiv dhe të rëndësishëm të Katarit në stabilizimin e gjendjes në rajonin e Lindjes së Afërt dhe në botë, si dhe politikën e jashtme të pavarur dhe paqedashëse të cilën e udhëheq. Ai vlerësoi se me rëndësi të veçantë janë edhe pikëpamjet e tyre rreth gjendjeve në vendet e Afrikës Veriore, Lindjes së Afërt, çështjes palestineze dhe gjendjeve të përgjithshme në Egjipt, Libi, Jemen dhe Siri.

Kryetari Veljanoski e përsëriti falënderimin për përkrahjen konsekuente të Katarit dhe solidaritetin e tij ndaj Republikës së Maqedonisë, në lidhje me përdorimin principiel të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, në planin bilateral dhe multilateral. 

Veljanoski, shprehu kënaqësi se gjatë kësaj vizite të rëndësishme nënshkruan më shumë marrëveshje bilaterale nga sfera e investimeve, kulturës, arsimit, shëndetësisë, turizmit, këmbimit të informatave, rregullimit të punësimit të forcës së punës në shtetin e Katarit, marrëdhënieve të dhomave ekonomike në dy vendet. Gjithë kjo, sipas vlerësimit të saj, do të kontribuojë për rrumbullakimin e kornizës juridike dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në këto sfera. 

Në këtë drejtim, me interes të përbashkët është edhe hapja e ambasadës së Katarit në Shkup, që, krahas rëndësisë politike, do të ketë edhe rëndësi të fortë ekonomike dhe duke siguruar shkallë të lartë të besimit dhe sigurisë për kompanitë e Katarit të cilat dëshirojnë të punojnë në Republikën e Maqedonisë. Në këtë kuptim u shpreh kënaqësi që gjatë kohës së vizitës u nënshkrua Marrëveshja për nxitje dhe mbrojtje të ndërsjellë të investimeve, me çka korniza juridike në sferën e ekonomisë do të rrumbullakohet.

Gjithashtu, u shpreh kënaqësi edhe nga niveli i arritur i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në planin multilateral, veçanërisht në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe në organizatat e shumta ndërkombëtare.

Në fund, kryetari Veljanoski e ftoi lartmadhërinë e tij sheikun Hamad bin Kalifa al Talin të jep vlerësim për bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe për zhvillimin më të ri të ngjarjeve në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Afërt. 

Emiri i Shtetit të Katarit, lartmadhëria e tij sheiku Hamad bin Kalifa al Tanin në fjalimin e tij theksoi më hollësisht gjendjet në Afrikën Veriore, Lindjen e Afërt, çështjen palestineze dhe konkretisht në Egjipt, Siri, Jemen dhe në Libi. Në fund ai potencoi gjendjet në Tunis, ku Shteti i Katarit ka bërë investime të rëndësishme me qëllim të stabilizimit të këtij shteti, dhe në fund bëri një retrospektivë mbi gjendjet dhe ngjarjet të cilat ndodhën në Irak. 

Lartmadhëria e tij sheiku Hamad bin Kalifa al Tanin e theksoi rolin aktiv dhe të rëndësishëm të cilin shteti i Katarit e ka në sigurimin e paqes dhe stabilizimit të gjendjeve në rajonin e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore, dhe në përkrahjen e përpjekjeve për demokratizimin e rajonit.

Në lidhje me bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Maqedonisë, realizimi i projekteve dhe investimeve të përbashkëta, lartmadhëria e tij sheiku Hamd bin Kalifa al Tanin, gjithashtu shprehu kënaqësi që gjatë kohës së vizitës së tij u nënshkruan më shumë marrëveshje bilaterale nga më shumë sfera, me ç'rast potencoi se shumë shpejtë duhet të priten investime dhe të shihet nëse ritmi i bashkëpunimit dhe investimeve korrespondon me atë që këto dy ditësh kontraktohet si bashkëpunim i ardhshëm ekonomik. 

Në fund, lartmadhëria e tij sheiku Hamad bin Kalifa al Tanin shprehu kënaqësi nga vizita e tij në Republikën e Maqedonisë, si vend i cili ka histori, kulturë dhe folklor të pasur. 

Click