Udhëheqja parlamentare



E martë, 1 nëntor 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME GRUPIN PARLAMENTAR PËR BASHKËPUNIM ME VENDET E EJL TË BUNDESTAGUT GJERMAN 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim me Grupin parlamentar për bashkëpunim me vendet e EJL-it të Bundestagut gjerman të udhëhequr nga z. Peter Vajs, deputet nga Bashkimi Demokratik Kristian, znj. Uta Cap, deputete nga Partia Social-Demokratike dhe znj. Marilluize Bek, deputete nga Lidhja 90/Partia e të gjelbërve. 

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski e shprehu kënaqësinë e tij për mundësinë për t'u takuar me delegacionin që vjen nga vendi mik, i cili gjithmonë e përkrah Republikën e Maqedonisë. Kryetari Veljanoski theksoi se bashkëpunimi parlamentar është veçanërisht i rëndësishëm, sepse bashkëpunimi i tillë lehtëson hapjen e dyerve ndërmjet shteteve dhe popujve, prandaj takimet e përfaqësuesve nga parlamentet janë me rëndësi të veçantë. Në këtë drejtim, kryetari Veljanoski i dërgoi ftesë kolegut të tij nga Bundestagu gjerman, z. Robert Llamert që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.   

Kryetari Veljanoski, duke theksuar të tre Raportet e njëpasnjëshme për progresin e Republikës së Maqedonisë, si dhe reformat tjera të cilat Republika e Maqedonisë i bën në sektorin politik dhe ekonomik, të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për shkak se janë të detyrueshme por edhe për shkak se ndikojnë pozitivisht edhe mbi qytetarët dhe mbi shtetin, e cila pas anëtarësimit në Unionin Evropian do të jetë anëtar i barabartë i Unionit i cili do t'i plotësojë të drejtat dhe obligimet e tij, por edhe do t'i gëzojë përfitimet nga Unioni. Lidhur me Raportin e Doing Business, ku Republika e Maqedonisë është reformatori i tretë në botë, kryetari Veljanoski theksoi se ky është impuls pozitiv i investuesve nga rajoni, Evropa dhe më gjerë.

Por, edhe krahas reformave, investimeve në marrëdhëniet ndëretnike dhe krahas ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, për Republikën e Maqedonisë mbetet një pengesë e imponuar në rrugën e saj drejt Unionit Evropian dhe NATO-s - kontesti me emrin i imponuar nga fqinji ynë jugor. Republika e Maqedonisë, i implementon të gjitha reformat, merr pjesë aktive në misionet paqësore, dhe numër i madh i qytetarëve e përkrahin anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë edhe në NATO dhe UE. 

Z. Vajs, duke përcjellë përshëndetjet nga kryetari, theksoi se të dy shtetet duhet të punojnë në drejtim të përforcimit të diplomacisë parlamentare. Duke theksuar rëndësinë e orientimeve nga Raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë, z.  Vajs theksoi se Gjermania me vëmendje i ndjek ngjarjet për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit dhe e kupton zhgënjimin e qytetarëve maqedonas pas Samitit në Bukuresht. 

Ai theksoi se njëra mundësi është që çdonjëra nga vendet ta bëjë atë që di më së miri që t'i qasen një zgjidhjeje e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët, ndërsa mundësia tjetër është që ta zgjidhin këtë çështje deri në fund të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.  

z. Vajs u pajtua me kryetarin Veljanoski se anëtarësimi në familjen evropiane bart të drejta, por edhe obligime, dhe ato të cilat dinë të mbajnë përgjegjësi janë anëtarë të respektuar të familjes evropiane. 

Click