Udhëheqja parlamentare



E premte, 21 tetor 2011

TAKIMI PËRSHËNDETËS I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË AUSTRISË, Z. ALOJZ KRAUT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Velanoski, kishte takim përshëndetës me ambasadorin e Republikës së Austrisë, z. Alojz Kraut.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira edhe në plan bilateral edhe në suazat e organizatave ndërkombëtare. Bashkëpunimi ekonomik ka bazë të mirë, posaçërisht për faktin që një bankë austriake tashmë është e pranishme në tregun e Maqedonisë dhe e njëjta me vete bartë impuls për investime plotësuese nga kompanitë austriake.

Ambasadori i ardhshëm e fillon mandatin menjëherë pas largimit të z. Alojz Kraut, që është indikator për rëndësinë dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë. 

 

 

Click