Udhëheqja parlamentare



E hënë, 24 tetor 2011

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 23 TETORIT - DITA E LUFTËS REVOLUCIONARE MAQEDONASE

Të nderuar të pranishëm,

Bashkëqytetarë të nderuar,

Më lejoni që ta shpreh kënaqësinë time që si kryetari i Kuvendit kam mundësi të marr fjalë dhe t'ua uroj këtë festë të madhe.

23 tetori nuk është vetëm ditë e thjeshtë!
Në këtë datë, në vitin 1983 është formuar Organizata e cila do ta ndryshojë rrjedhën e historisë maqedonase!
Sot e festojmë themelimin e VMRO-së së lavdishme! Sot i përkujtojmë angazhimet e etërve të Organizatës, të cilët duke besuar fuqimisht në arritjen e lirisë, vendosën që t'i marrin punët përsipër dhe nëpërmjet flijimit të tyre personal ta sigurojnë pavarësinë dhe dinjitetin maqedonas.
Për këtë shkak, 23 tetori është ditë e cila meriton shënim dinjitoz - SOT DHE GJITHMONË, PREJ NESH, POR EDHE PREJ TË GJITHA GJENERATAVE TË ARDHSHME!

Respektimi i kësaj Organizate, e cila është e denjë për mbijetesën tonë dhe ruajtjen e identitetit maqedonas, është detyra jonë dhe paraqet nder për ne!

Në këtë ditë e përkujtohemi në rrugëtimin tonë me qëllim të realizimit të ëndrrave të paraardhëseve tanë për liri, të drejta dhe barazi me popujt e tjerë. 

Në këtë ditë përkujtojmë atë se si mund të realizohet një ëndërr kur besohet aq fuqishëm!

Pikërisht për shkak të kësaj është e rëndësishme që të mos harrojmë se krijimi i VMRO-së ndoshta është çasti më i rëndësishëm në historinë maqedonase!

Formimi i Organizatës së brendshme revolucionare maqedonase paraqet pikë kthyese në ekzistimin tonë!

Vizioni i njerëzve të cilët e themeluan VMRO-në reflektohet nëpërmjet arritjeve të tyre, ndërsa kulmi i atyre sukseseve është PIKËRISHT MAQEDONIA E PAVARUR DHE SOVRANE!

VMRO-ja jo vetëm që e mundësoi sot ekzistimin tonë, por pati sukses në ndalimin e asgjësimit të plotë të një populli dhe të një civilizimit-rrezik i cili seriozisht i kanosej Maqedonisë para vetëm një shekulli. 

VMRO-ja nxiti shumë të rinj dhe persona të arsimuar që të inkuadrohen në luftën për pavarësinë e atdheut dhe ta japin kontributin e tyre për ruajtjen e fjalëve tanë maqedonas, vetëdijes sonë kolektive dhe ndjenjës sonë si pjesëtarë të Maqedonisë!

Edhe pse revolucionet në Maqedoni nuk fillojnë me VMRO-në, prapëseprapë VMRO-ja luftës maqedonase për pavarësi i dha diçka që deri atëherë nuk ka qenë karakteristikë e saj kryesore!

Kjo është lufta e organizuar, hierarkia e qëndrueshme dhe qëllimi i qartë! 

Themeluesit e VMRO-së, duke kuptuar se liria është diçka për të cilën lufton në mënyrë të vazhdueshme dhe me plan, vendosin që për ta fituar Maqedonia pavarësinë e saj, nevojitet realizimi i organizuar i aksioneve, të cilat bashkërisht do të kontribuojnë në realizimin qëllimit të dëshiruar-Maqedoni e pavarur! 

Në këtë mënyrë gradualisht formohet organizatë e cila nuk do të ekzistojë vetëm deri në kryengritjen e ardhshme.   

Organizata e cila ka qëllim shumë më të madh dhe më të lartë-krijim i lëvizjes së qëndrueshme, të përhershme dhe të fuqishme për liri, e cila do të mund të veprojë një periudhë të gjatë kohore, deri në korrjen e fitores nacionale.

Karakteristikë tjetër e VMRO-së është qëndrimi rreth përzierjes së jashtme në luftën maqedonase për pavarësi. Vendimi për ta kufizuar rolin e vendeve fqinje në çështjen maqedonase padyshim e ndan Maqedoninë dhe Maqedonasit si entitet i veçantë me interesa të veçanta. Qasja e tillë në mënyrë plotësuese e përforcon pozitën maqedonase, edhe pse dëshirojmë marrëdhënie të mira me të gjithë popujt, nuk do të lejojmë që aspiratat e tyre ta udhëheqin dhe orientojnë ardhmërinë e Maqedonisë. 

Për fat të keq, një pjesë e atyre problemeve na tangojnë edhe sot!

Por, themeluesit e VMRO-së na lanë një porosi shumë të rëndësishme e cila mbetet autentike edhe pas një shekulli - ASNJËHETË MOS PRITINI QË DIKUSH TJETËR T'UA ZGJIDHË PROBLEMET!

Zgjidhja qëndron tek ne.

Zgjidhja është produkt i punës sonë, përkushtimit tonë dhe qëndrueshmërisë sonë në qëllimet!

Të udhëhequr nga kjo premisë, investuam shumë në zhvillimin e Maqedonisë!

E dimë se, nëse Maqedonia është e fuqishme dhe stabile, edhe ardhmëria e saj do të jetë e sigurt!

Mënyra e vetme që të arrihet kjo, është nëpërmjet investimit të vazhdueshëm në vend.

Qasja e tillë u dëshmua si e drejtë.

Efektet nga hapat e ndërmarrë për përmirësimin e standardit të jetesës, ekonomisë, drejtësisë, sigurisë dhe shumë sferave tjera i tejkaluan pritjet. 

Parimisht, u përqendruam në zhvillimin ekonomik, meqë dimë se me përmirësimin e tij do të ndryshohet jeta në Maqedoni. 

DHE NUK GABUAM!

Vërtetim për atë është edhe rangimi i shtetit tonë nga ana e Bankës Botërore si reformator në botë!

Tradita jonë e nikoqirit të mirë, që është inkorporuar në kulturën tonë, ta inkorporojmë edhe në botën ekonomike, u dëshmua si e drejtë!

Krahas ekonomisë, një pjesë të konsiderueshme të resurseve të disponueshme i orientojmë edhe në përmirësimin e drejtësisë, gjykatës, luftës me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

E dimë që përveç stabilitetit ekonomik, puna tjetër më e rëndësishme për çdo Maqedonas është sigurimi i sundimit të së drejtës. Duke pasur parasysh se këto dy sfera janë të lidhur ngushtë dhe reciprokisht, bëjmë përpjekje mbinjerëzore që të bëjmë progres më të madh, në një periudhë sa më të shkurtër.

Besojë në këtë dhe kemi sukses.

Stabilizimi i ekonomisë dhe përmirësimi i sundimit të së drejtës, na mundësojnë që t'u kushtojmë vëmendje më të madhe sferave tjera, të cilat kohë të gjatë kanë qenë të neglizhuar.

Shembull për atë është zhvillimi intensiv i kulturës. Zhvillim të tillë Maqedonia nuk ka shënuar në historinë e saj 20 vjeçare si shtet i pavarur.

Kultura është karakteristikë e kombit.

Nëpërmjet kulturës paraqiten vlerat e popullit tonë të cilat janë krijuar dhe kultivuar me shekuj.

Kultura bashkë me historinë është bartëse e frymës nacionale dhe e gjithë asaj që do të thotë të jesh Maqedonas.

Pikërisht kultura dhe tradita jonë na veçon dhe na bën të ndjehemi ato që jemi, ndërsa njëkohësisht edhe na afron kah popujt tjerë evropian me të cilat ndajmë vlera të ngjashme.

Përveç në kulturë, intensivisht kemi investuar edhe në zhvillimin e sistemit arsimor.

Nuk ekziston mënyrë më të mirë për t'iu falënderuar atdheut për investimin në vetvete.

Njerëzit e ditur udhëheqin me botën, përparojnë në mjekësi, në shkencë, e zhvillojnë ekonominë dhe kontribuojnë për përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së njeriut.

Qëllimi ynë duhet të jetë që fëmijët tanë t'i tejkalojnë sukseset e prindërve tanë dhe ta vazhdojnë trendin e zhvillimit, të cilin e filluan themeluesit e VMRO-së!

Zonja dhe zotëri të nderuar,

Themelimi i VMRO-së është mënyrë historike, e cila ka ndikim kryesor në zgjimin nacional të Maqedonasve për krijimin e shtetit të tyre.

Revoltat dhe kryengritjet e mëvonshme, përfshirë edhe luftën për liri nacionale gjatë kohës së Luftës së dytë botërore, bazohen në idetë e VMRO-së dhe janë të organizuara nga njerëz pjesëtar të Organizatës.

Pjesëtarët e VMRO-së, për shkak të keqpërdorimit dhe shtrembërimit të ideve të pjesëmarrësve në Luftën e dytë botërore, nga ana e pushtetit të ri komunist, në mënyrë aktive luftojnë dhe ndikojnë nëpërmjet qendrave botërore, duke u angazhuar për rregullimin demokratik dhe për ekonominë e tregut në, për fat të keq, shtetin e rregulluar socialist maqedonas, duke qenë të përndjekur, të burgosur dhe të vrarë nga ana e organeve.

Përfundimisht, të udhëhequr nga idetë e VMRO-së, në prag të shpërbërjes së FSRJ-së, një pjesë e qytetarëve maqedonas E NGRITËN IDENË PËR MAQEDONI TË PAVARUR, E CILA NË REFERENDUMIN E 8 SHTATORIT 1991 U BË REALITET!

Festimi i 23 tetorit është i domosdoshëm sepse kjo paraqet mënyrën më të mirë që shteti t'u shprehë falënderim të gjithë pjesëtarëve të VMRO-së nga viti 1893 deri 1990, të cilët u vranë, u ndoqën ose të cilët qëndruan nëpër burgjet e Shën  Grugur, Goli Otok ose Idrizovë.

Të dashur miq,

SUKSESI SJELL SUKSESE TJERA!

Besoj se komitët e famshëm, themelues dhe anëtarë të VMRO-së së madhe do të kishin qenë krenarë për ardhmërinë të cilën Maqedonia e jeton sot, ndërsa me atë e jetojmë edhe ne.

Shumë veta dhanë gjithçka për këtë popull dhe për këtë vend që përfundimisht të mund ta marrin vendin e tyre si të barabartë ndërmjet popujve dhe vendeve të botës. 

Kjo përgjegjësi ndaj tyre dhe ndaj veprës së tyre na inspiron që ta vazhdojmë dhe mbindërtojmë vendin dhe ardhmërinë tonë!

Për shkak gjithë kësaj, por edhe për shkak shumë gjërave tjera, në këtë ditë përkujtojmë veprën e themeluesve të VMRO-së, meqë NUK KA ASGJË MË TË RËNDËSISHME SE BARTJA E PISHTARIT TE GJENERATA E ARDHSHME MAQEDONAS!

LAVDI DHE DHURATË PËR TË GJITHË LUFTËTARËT PËR MAQEDONI TË PAVARUR!

UROJMË KËTË DITË SHUMËSHEKULLORE TË LUFTËS REVOLUCIONARE MAQEDONASE!

ZOTI JU BEKOFTË TË GJITHËVE DHE ATDHEUN TONË!

JU FALEMINDERIT. 

Click