Njoftimet



E martë, 30 tetor 2012
 
DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË "MBIKËQYRJA MBI NDARJEN E SUBVENCIONEVE BUJQËSORE"  

Komisioni i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në vazhdimin e dytë të mbledhjes së 17-të, do të vazhdojë me debatin mbikëqyrës me temë "Mbikëqyrja mbi ndarjen e subvencioneve bujqësore".

Vazhdimi i dytë i debatit mbikëqyrës do të mbahet më 15 nëntor (e enjte) 2012, me fillim në ora 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, "rruga 11 Tetor" pn. Shkup.

Në vazhdimin e dytë të debatit mbikëqyrës, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave do të vazhdojë me dëgjimin e fjalimeve të pjesëmarrësve tjerë (dëshmitarë) të ftuar nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave.

Media juaj është ftuar të jetë prezente në debatin dhe ta mbulojë ngjarjen.

Me qëllim që ta regjistroni Praninë tuaj në debat, Ju lutem kontaktojeni personin Danço Janevski - udhëheqës Seksioni dhe këshilltar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe atë në telefon fiks:  +389 2 3182-409; posta elektronike:  d.janevski@sobranie.mk и kzemjod@sobranie.mk

Click