Njoftimet



E martë, 10 janar 2012

DEBAT PUBLIK ME TEMË:  PARANDALIMI I KANCERIT NË QAFËN E MITRËS - PËRVOJË MAQEDONASE DHE EVROPIANE

Më 25 janar 2012 në ora 10:00, në sallën "Boris Trajkovski" në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në organizim të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Shoqatën për luftë kundër kancerit "Borka" dhe Asociacionin evropian për luftë kundër kancerit në qafën e mitrës, anëtar i plotfuqishëm i të cilit është shoqata , do të zhvillohet debat publik me temë: Parandalimi i kancerit në qafën e mitrës - përvojë maqedonase dhe evropiane.

Debati publik i është dedikuar Javës evropiane për luftë kundër kancerit në qafën e mitrës në vitin 2012, në kuadër të aksionit global "Margaritar i urtësisë". Ky paraqet vazhdim të aktiviteteve të Komisionit në këtë temë, si një prej prioriteteve të tij.

Në debatin publik do të paraqiten përvojat maqedonase dhe evropiane në luftë kundër kancerit në qafën e mitrës, me qëllim që të bëhet krahasim dhe në mënyrë plotësuese të avancohet sistemi ynë i parandalimit, nëpërmjet kontrollove të organizuara gjinekologjike dhe PAP-testimeve, si dhe nëpërmjet HPV-vaksinimeve.

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik janë ftuar të gjithë deputetët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, përfaqësues të Ministrisë të Shëndetësisë, përfaqësues të komisioneve lokalë për mundësi të barabartë të grave dhe burrave nga komuna, Dhoma e mjekëve të Republikës së Maqedonisë, shoqata e gjinekologëve nga sektori publik dhe privat, Lobi maqedonas i grave, Qendra për hulumtime rajonale dhe bashkëpunim "Studiorum", Organizata e grave nga Shën Nikolla dhe organizatat tjera joqeveritare që punojnë në këtë sferë.

Programi:

10:00 - 10:15 - fjalime përshëndetëse

  • znj. Liljana Popovska,  kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta ndërmjet Grave dhe Burrave:  
  • znj. Biba Dodeva, kryetar i Shoqatës për luftë kundër kancerit "Borka"; 
  • z. Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë

10:15-10:45 - fjalime hyrëse

  • znj. Jovanka Popovska, udhëheqëse e Sektorit për parandalim në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë; 
  • Filip Dejvis, drejtor i përgjithshëm i Asociacionit evropian për luftë kundër kancerit në qafën e mitrës

10:45 - 11:30 - diskutim
 

 

Click