Njoftimet



E martë, 4 dhjetor 2012  

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË BRUKSEL

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryetari i komisionit, Hajrulla Misini, në përbërje me z.Vlladimir Gjorqev dhe z.Gordian Georgiev, nga data 4 deri 6 dhjetor 2012 do të qëndrojë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Gjatë kohës së vizitës, e cila është në vigjilje të mbledhjes së dhjetorit të Këshillit Evropian, në të cilin do të sillet vendim për rekomandimet e Komisionit Evropian për dhënien e datës për fillimin e negociatave të Maqedonisë për anëtarësimin e BE-së, delegacioni do të realizojë takime me më shumë eurodeputetë në Parlamentin Evropian.  

Në takimet, përveç lobimit për marrjen e datës për negociata, do të këmbehen edhe mendime për proceset eurointegruese në vend.

Click