Njoftimet



E hënë 23 prill 2012 
 
DELEGACIONI I KUVENDIT NË SESIONIN PRANVEROR TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS
 
Nga 23 deri 27 prill 2012 në Strazburг, Francë, mbahet sesioni i rregullt pranveror i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilin merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Temat që do të shtjellohen në këtë sesion do të jenë efektet e pranverës arabe, gjendja në Siri, përgjegjësia për jetët e humbura në Mediteranin, menaxhimi i mirë dhe etika në sportin dhe nevoja për ndalimin e manipulimit në gara, gjendja e personave të shpërngulur brenda territorit dhe rikthyesit në Rajonin verior të Kaukazit, si dhe mbrojtja e lirisë së të shprehurit dhe informatave në Internet dhe mediumeve elektronike.   

Fjalim do të mbajë ministri i punëve të jashtme të Marokos, z. Saad dine El Otomani, ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Zllatko Llagumxhija, ministri Britanik për Evropën, z. Dejvid Lidingdon në funksion të kryesuesit me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së shteteve arabe, z. Nabil Al Arabi etj.

Click