Njoftimet



E hënë, 25 qershor 2012  

DELEGACIONI I KUVENDIT NË SESIONIN PRANVEROR TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Në Strazburg, Francë nga 25 deri në 29 qershor mbahet sesioni i rregullt veror i Asamblesë parlamentare i Këshillit të Evropës, në të cilin merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në sesionin do të mbajnë fjalim kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.  Sali Berisha dhe kryeministri i Republikës së Kroacisë, z. Zoran Millanoviq, ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, z. Xhulio Terzi di Sant'Agata, kryetari i Kuvendit të Tunisit, z. Mustafa Ben Jafar, ministri i ekonomisë i Islandës, z. Stingrimur Singfuson etj.

Temat kryesore që do të shtjellohen, do të jenë: demokracia në rrezik: roli i qytetarëve dhe shtetit sot, ndikimi i krizës financiare dhe ekonomike dhe rreziku i masave për kursim mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut, diskriminimi i shumëfishtë mbi gratë Myslimane në Evropë, migruesit Romë etj. 

Në këtë sesion, deputetët do të zgjedhin edhe zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Evropës. 

Click