Njoftimet



E premte, 25 maj 2012

Delegacioni i Kuvendit të Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s i udhëhequr nga shefi i Delegacionit, z. Talat Xhaferi, e në përbërjen e të cilit është edhe z. Pavle Trajanov nga 25 deri më 28 maj, merr pjesë në punën e Sesionit Pranveror të AP-së së NATO-s, që mbahet në Talinë, Estoni.

Para sesionit të AP-së së NATO-s që do të mbahet më 28 maj, Delegacioni do të merr pjesë edhe në punën e pesë komiteteve të përhershme, në të cilat do të diskutohet për propozim-raportet për konsolidim të revolucioneve në Afrikën Veriore; për trendët e reja në migracionin jolegal në Mesdhe; për Afganistanin pas vitit 2014; për tejkalim të sfidave nga pirateria; për harmonizim të kapaciteteve dhe ambicieve të NATO-s; për burimin dhe efektet e krizës në Evropë; për mundësitë ekonomike në Arktik; për dimensionet dhe sfidat ekonomike të Pranverës Arabe; për efektet e Pranverës Arabe mbi sigurinë euro-atlantike; për Afganistanin dhe sigurinë e Azisë Jugperëndimore; për kufizimet buxhetore si sfidë për kohezionin e Aleancës; për programin nuklear iranian; për energjinë nukleare pas Fukushimës dhe për fluturimet pa pilot.

Në këtë sesion, në cilësi të përfaqësuesit të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, do të merr pjesë z. Ilija Dimovski, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut. Në sesion, pritet që z. Dimovski të mbajë fjalim në kornizat e Komitetit për Dimension Civil dhe Siguri të AP-së së NATO-s.

Pjesëmarrja e z. Dimovski në Sesionin Pranveror të AP-së së NATO-s e paraqet kontributin e tij ndaj angazhimeve kryesore të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në promovim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe në kontekst të aspiratave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotë në NATO.

Njëkohësisht, pjesëmarrja në këtë ngjarje paraqet mundësi për prezantim të aspiratave dhe interesave euro-atlantike të Maqedonisë dhe promovimin e tyre në kornizat e organizatave ndërkombëtare multilaterale.

Click